2.5 C
Prizren
E mërkurë, 14 Janar, 2026

Bashkimi mposhtë Feronikelin, kalon në gjysmëfinale

Bashkimi e ka mundur Feronikelin me rezultat 90:76 (29:16, 20:23, 27:14, 14:23), duke u kualifikuar në gjysmëfinale të “Oso Termosistem Final 8”.

Bashkimi e nisi ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë me rezultat bindës 29:16. Lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e dytë, ku Nikli nuk lejoi prizrenasit të shkëputeshin në rezultat, duke e përfunduar këtë pjesë 20:23, derisa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 49:39.

Prizrenasit ishin edhe më bindës në periodën e tretë, që e fituan 27:14, duke thelluar edhe më shumë epërsinë, ku rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 76:53, gjithnjë për Bashkimin. Nikli hyri fuqishëm në 10 minutat e fundit, duke zvogëluar epërsinë në 78:70, por nuk arriti të bëjë më shumë dhe Bashkimi triumfoi në fund 90:76.

Stvie Clark ishte më i miri te Bashkimi me 31 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime, kurse te Feronikeli Dayon Griffin kishte 18 pikë, shtatë kërcime e katër asistime.

Bashkimi në gjysmëfinale do të luajë ndaj fituesit të duelit Sigal Prishtina-Golden Eagle Ylli.

Më Shumë

Krijojmë webfaqe për biznese

Ne krijojmë webfaqe moderne dhe funksionale për biznese në Kosovë, Gjermani, Zvicër dhe më gjerë, të dizajnuara për të sjellë rezultate reale. Më shumë klientë...

Totaj emëron Sead Arifin drejtor të Emergjencave dhe Sigurisë në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka emëruar sot Sead Arifin në pozitën e drejtorit të Emergjencave dhe Sigurisë. Arifi do të jetë përgjegjës...

Lajmet e Fundit