6.3 C
Prizren
E premte, 30 Janar, 2026

Bashkimi mposhtet përsëri, Prakuraitis ende pa fitore

Tashmë janë bërë katër ndeshje (2 në BIBL, 2 në Superligë), ndërsa trajneri i ri i Bashkimit Audrius Prakuraitis nuk ka shijuar fitoren me portokallezinjtë! Lituanezi që erdhi si trajner më i mirë sesa ai i kaluari, nuk ka arritur assesi të këndellë ekipin, ndërsa Bashkimi është mposhtur sonte nga Prishtina në Sezai Surroi me rezultat 66-73 [17-10, 17-19, 18-17, 14-27].

Thuajse e tërë ndeshja shkoi barabartë, derisa në çerekun e fundit Prishtina shfaqi mbrojtje të fortë, duke mos lënë Bashkimin të shënojë shumë, kurse ata dhanë 27 pikë karshi 14 të pranuara.

Ekipi i Murat Bilges dominoi periudhën e fundit të lojës, ndërsa në përgjithësi më i dalluari ka qenë Dustin Thomas që luajti me double-double prej 16 pikësh e 11 kërcimeve. Dardan Berisha shënoi 8 pikë, ndërsa bëri 9 asistime dhe shutoi 1/9 për tri pikë!!

Lejson Zeqiri dha 10 pikë, njëjtë sikurse edhe Rezart Memedi, ndërsa Brooks Debisschop luajti me 6 pikë e 10 kërcime në ndeshje.

Te Bashkimi, që përjetoi humbjen e tetë të stinorit dhe është i parafundit në renditje, më së shumti pikë ka shënuar Curtis Jones, 22. Ndërsa mundi i Daniel Lekndreajt me double-double prej 13 pikëve e 11 kërcimeve, nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e radhës!

Me këtë fitore Prishtina bën bilancin 8-4 në vend të dytë të tabelës, ndërsa Bashkimi ka bilanc të kundërt dhe është i parafundit në renditje./topsporti

Më Shumë

Gjenerata 2025 përfundon praktikën njëvjeçare në Gjykatën Themelore në Prizren dhe Suharekë

Praktikantët e Gjykatës Themelore në Prizren dhe Suharekë kanë përfunduar me sukses praktikën profesionale një (1) vjeçare, duke shënuar një hap të rëndësishëm në...

Kur të vish në Prizren

Enver Sulaj Kur të vish në Prizren Mos i harro gurët nën urë e mbi urë Janë psherëtima të harruara Valë lumi nën qiellin me re shumë. Kur të...

Lajmet e Fundit