9.3 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Basketbollistet e Bashkimit kalojnë në finale të plejofit

KBF Bashkimi është kualifikuar në finale të plejofit të Superligës së femrave në basketboll.

Ekipi nga Prizreni, e ka mposhtur edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të plejofit skuadrën e Vëllaznimit për të avancuar në finale me rezultatin e përgjithshëm 2:0.

Në duelin e luajtur të hënën në Gjakovë, Bashkimi ka triumfuar me shifrat 105:84. Aisha Balarabe ishte më e dalluara te Bashkimi me 44 pikë e 24 kërcime derisa Saranda Daci shtoi 35 pikë, 18 kërcime e 10 asistime.

Te Vëllaznimi, u veçua Raven Northcross-Baker me 37 pikë e 10 kërcime, e përcjellë nga Rina Hoda me 17 pikë të shënuara.

Në finale, Bashkimi e pret fituesin tjetër të gjysmëfinales ndërmjet Penzës dhe Prishtinës.

Në duelin e parë, Penza ka fituar dhe i duhet edhe një fitore për t’u plasuar në finale. Në rast të humbjes, do të luhet edhe ndeshja e tretë në Prishtinë. Ndeshja e dytë gjysmëfinale mes Penzës e Prishtinës, do të zhvillohet sonte prej orës 19:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Më Shumë

Në 37-vjetorin e rënies heroike, përkujtohet profesori Xhemajli Berisha në Prizren

Sot janë shënuar 37 vjet nga rënia heroike në altarin e lirisë e profesorit Xhemajli Berisha. Me këtë rast, në varrezat e lagjes Arbanë...

Foto nga djegia e kamionit në autostradën “Ibrahim Rugova”, Policia: Shoferi dhe një pasagjer pa lëndime, shkoi ekipi i urgjencës

Një kamion u përfshi nga flakët në aksin rrugor Suharekë-Duhël në autostradën “Ibrahim Rugova”. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi...

Lajmet e Fundit