Bastisen dy lokale në Samadraxhë të Suharekës për organizim të skemave piramidale

Në fshatin Samadraxhë të Suharekës janë bastisur dy lokale nga policia për organizim të skemave piramidale, raporton PrizrenPress.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, në njërin nga lokalet janë gjetë dhe konfiskuar një shtëpizë kompjuteri, dy telefona dhe pajisje për bixhoz. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ndërsa në lokalin tjetër janë gjetë dhe konfiskuar një llaptop, tre telefona dhe para të gatshme 185 euro, 10 Franga Zvicerane, 110 dinar Serb, 30 kuna Kroate, 500 Forinta Hungareze, 200 Lekë Shqiptare, 10 Lei Rumune, 6 dolar Amerikan, 110 denar Maqedonas, 5 funta Britanike dhe 5 Paund Egjiptase. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:55./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizren: Arrestohet i dyshuari që i vodhi qengjat dhe i shiti te dikush tjetër

Dy ditë më parë, rreth orës 13:00, hetuesit policorë nga Stacioni Policor Prizren Veri kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar të dyshuarin D. T., mashkull...

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Lajmet e Fundit