Prizreni nga sot do të jetë qendra e adhuruesve të muzikës rock dhe blues, pasi sonte nis edicioni i katërt i “Rock & Blues Music Festival”, i cili do të zgjasë deri më 5 korrik dhe mbahet përballë Palestrës Sportive “Sezai Surroi”.
Festivali sjell përgjatë tri netëve 15 bende dhe artistë vendorë e ndërkombëtarë, të cilët do të performojnë në dy skena, “Main Stage” dhe “Sunset Stage”.

Programi i çdo mbrëmjeje fillon në ora 18:30, ndërsa hyrja është falas për të gjithë dashamirët e muzikës. Mbrëmjen e parë, më 3 korrik, në Main Stage do të performojnë 3 Musketjerët, Attitude GNR Band dhe TNT, ndërsa në Sunset Stage publiku do të shijojë performancat e Rool dhe Zwada Band.
Më 4 korrik, festivali vazhdon me Kolpa, Led Zeppelin 2 dhe BB Pool në skenën kryesore, si dhe Hawolf e Dolduzgin Band në “Sunset Stage”.
Kjo datë përkon edhe me Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me ç’rast pritet të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Kosovë.
Edicioni i sivjetmë do të mbyllet më 5 korrik, me performancat e Dire Straits Legacy, Telex dhe Beska & All Stars Band në “Main Stage”, ndërsa në “Sunset Stage” do të ngjiten Urban Band & Flavia Zare dhe Dhjetori. Sipas organizatorëve, festivali synon të promovojë muzikën rock dhe blues, të mbështesë artistët dhe të krijojë një hapësirë të përbashkët për adhuruesit e këtyre zhanreve muzikore.
Organizatorët ftojnë qytetarët dhe vizitorët që t’i bashkohen këtij festivali treditor, i cili edhe këtë vit premton atmosferë unike dhe performanca të nivelit të lartë.
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
