Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll është mposhtur nga Shqipëria me rezultat 89:82 në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, në kuadër të parakualifikimeve për FIBA EuroBasket 2029.
Takimi ishte i balancuar në pjesën e parë. Perioda e parë përfundoi në barazim 23:23, ndërsa Kosova shkoi në pushim me epërsi minimale 48:47. Në pjesën e dytë, Shqipëria përmirësoi lojën, mori kontrollin e ndeshjes në çerekun e tretë dhe arriti ta ruajë epërsinë deri në fund për të siguruar fitoren.

Kosova pati momente të mira gjatë takimit, por nuk arriti ta ruajë ritmin në vazhdim, ndërsa mysafirët shfrytëzuan më mirë rastet e krijuara në minutat vendimtare.
Me këtë humbje, Kosova e ndërlikon ndjeshëm pozitën në grup dhe do të kërkojë reagim në ndeshjen e fundit ndaj Sllovakisë. Përveç një fitoreje, Dardanët do të varen edhe nga rezultatet e tjera për të mbajtur gjallë shpresat për vazhdimin e rrugëtimit në parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029.
Nga ana tjetër, Shqipëria regjistroi një fitore të rëndësishme në transfertë, duke marrë pikë të vlefshme në garën për kualifikim./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
