10.3 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Beaumont: Siguroni universitete me autonomi dhe pa ndikime politike

UP-rektoratiPër të nxjerrë kuadro cilësore, institucionet e arsimit të lartë në Kosovë duhet të bëjnë reforma, që nga ora e ligjërimit apo sendërtimi i një marrëdhënieje të shëndoshë profesor-student, e deri tek pavarësimi i këtyre institucioneve nga ndikimet politike, është thënë të martën gjatë një seminari me temën “Roli i studentëve në procesin e avancimit të arsimit të lartë në Kosovë, si dhe mundësitë e reja për studentë nëpërmjet programit Erasmus+”, të organizuar nga Zyra Nacionale e Erasmus+ (plus), në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Ministrinë e Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë (MASHT).

Përfaqësuesja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Sophie Beaumont, ka folur për rëndësinë e madhe që luan për një shtet pavarësia e institucioneve të arsimit të lartë nga ndikimet politike.

Ajo ka thënë se është shumë e rëndësishme që të ruhet autonomia dhe pavarësia e institucioneve të larta arsimore në Kosovë, duke siguruar një ambient objektiv dhe pa ndikime politike…/Koha Ditore/

Më Shumë

Policia shqipton mbi 2 mijë e 500 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2542 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit. Në 24 orët e fundit janë raportuar 31 aksidente...

Prizrenasit në hall të madh me qentë endacakë

Qytetarët e Prizrenit, sidomos gjatë dimrit janë ballafaquar me problemin e qenve endacakë. Shumë prindër janë detyruar që fëmijët e tyre t’i përcjellin për në...

Lajmet e Fundit