17.4 C
Prizren
E premte, 19 Shtator, 2025

Beckham i kundërpërgjigjet kritikëve

A është Beckham i vjetër për të qenë prind? Kjo ishte pyetja që qarkullonte në internet më datë 10 gusht, kur vajza e tij 4-vjeçare u pa me biberon në gojë.

Për këtë arsye, ish-futbollisti anglez David Beckham ka dhënë një përgjigje për të gjithë kritikuesit që mendojnë se janë prindër më të mirë sesa ai dhe Victoria Beckham.

Në llogarinë e tij në rrjetin social “Instagram” ditën e hënë, u është drejtuar të gjithë atyre personave që i kritikuan ata, duke thënë se nuk duhet të lejojnë që vajza e tyre Harper të vazhdojë akoma të mbajë biberon.

“Pse njerëzit mendojnë se kanë të drejtë t’i bëjnë kritika një prindi rreth mënyrës se si kujdesen për fëmijët e tyre pa pasur fakte. Të gjithë që kanë fëmijë e dinë se kur ata nuk ndihen mirë apo kanë temperaturë të lartë, ti përpiqesh të bësh atë që ju duket fëmijëve më e mirë dhe në këtë rast është një biberon. Kështu që, ata që kritikojnë të mendohen dy herë para se të flasin për fëmijët e të tjerëve pasi në fakt ju nuk keni asnjë të drejtë të më kritikoni mua si prind”, shkroi Beckham.

Ndërkohë, mediat britanike shkruajnë se Harper, vajza e ish-futbollistit anglez, duhet të ndalojë së përdoruri biberon në moshën 4-vjeçare. Sipas mediave kjo gjë mund të sjellë probleme në të folur ose probleme dentare.

Më Shumë

Suhareka pret edicionin e 24-të të manifestimit tradicional “Festari”

Komuna e Suharekës do të jetë nikoqire e edicionit të 24-të të manifestimit tradicional “Festari”, që këtë vit do të zhvillohet nga 15 deri...

Smajl Latifi: Jemi të parët në Kosovë për përmbushjen e premtimeve zgjedhore

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë me dije se janë të parët në Kosovë për përmbushjen e premtimeve zgjedhor. Ai ka theksuar se po...

Lajmet e Fundit