Begaj vizitoi Bursën

orhangazi1Delegacioni nga Komuna e Malishevës, që është duke qëndruar në Turqi, me ftesë të Komunës së Orhangazit, sot ka vizituar qytetin e Bursës, përkatësisht Konsullatën e Nderit të Kosovës, në Bursa, ku janë pritur nga stafi i konsullatës kosovare, ndërsa më pas, delegacioni ka vizituar edhe fabrika, qendra profesionale dhe vende tjera, përderisa në Bursa, janë shoqëruar nga kryetari i Shoqatës Kosova-Shkupi, Recep Gunduzi.

Delegacioni nga Malisheva, të cilit i prin kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, e ku bëjnë pjesë edhe kryesuesi i KK të Malishevës, Enver Hoti, drejtor të drejtorive komunale, anëtar të KK të Malishevës dhe zyrtar të tjerë, kanë vizituar edhe fabrikën “Ermetal”, fabrikë e cila merret me prodhimet e metaleve, plastikës dhe brumërave, ndërsa janë pritur nga menaxheri i saj, Zaim Turksever, i cili i ka njoftuar me prodhimet e fabrikës dhe mënyrën e funksionimit të këtij lloji të biznesit.

Më pas, delegacioni nga Malisheva, ka vizituar edhe Qendrën e aftësimit profesional, qendër e cila funksionin në kuadër të Odës Ekonomike të Bursës dhe është e themeluar nga biznesmeni shqiptar Fahretin Gulener.

Edhe grupi i medieve Bursa Haber, ka qenë në agjendën e vizitave të delegacionit nga Malisheva, e ku janë pritur nga udhëheqësi i këtij grupi Cuneyt Dizdar, si dhe është vizituar edhe Federata e Rumelit, ku janë pritur nga kryetari i saj z.Selim Yedikardes. Në ët gjitha këto takime, është theksuar nevoja e bashkëpunimit mes bizneseve lokale nga Malisheva dhe bizneset ruke.

Vizita në Bursa, është përmbyllur me takimin vëllazëror me emigrantët nga Ballkani dhe në veçanti me emigrantët nga trojet shqiptare, të cilët janë të organizuar në shoqatën “Kosova Uskup Dernegi”.

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Lajmet e Fundit