2.7 C
Prizren
E martë, 3 Shkurt, 2026

Behrami ia siguron fitoren Udineses

Me golin e Valon Behramit, Udinese i ka fituar tri pikë në udhëtim kundër Genoas. Behrami golin e vetëm të ndeshjes e shënoi në minutën e 62-të të takimit të zhvilluar të dielën, në kuadër të javës së 22-të të kampionatit italian, Serie A.

Behrami me goditje prej rreth 18 metrash, pas një topi të kthyer, mposhti portierin e Genoas për t’ia siguruar fitoren Udineses me rezultatin 1:0, shkruan “Koha Ditore”.

Për Behramin 32-vjeçar ishte edhe goli i parë i këtij edicioni. Ishte edhe ndeshja e parë pas pauzës prej katër ndeshjeve në Serie A për shkak të problemeve muskulore. Ai në njëmbëdhjetë paraqitje për Udinesen këtë edicion ka kontribuar edhe me një asistim.

“Jam i lumtur që goli i shënuar nga ana ime ia ka siguruar Udineses tri pikë. Kjo më bënë të lumtur dyfish. Ishte një fitore e bukur dhe shumë e rëndësishme. Unë dua të luaj rregullisht dhe nuk ishte e lehtë për mua të luaj pas lëndimit që kam pësuar. Nuk jam plotësisht i lumtur me paraqitjen time. Unë dua të luaj më fort fizikisht”, ka thënë Behrami, njofton “mondoudinese.it”.

Më Shumë

Operacioni antidrogë në Prizren, disa lokacione u kontrolluan dhe përveç arrestimeve u sekuestruan substanca narkotike, para dhe armë

Si vazhdimësi e hetimeve të një rasti të mëhershëm, Njësia e antidrogës në Prizren me mbështetje edhe te njësive tjera policore me datë 29.01.2026,...

U varros me nderime ish-drejtuesi i institucioneve më të rëndësishme arsimore në Prizren, prof. dr. Zahadin Shemsidini

Është varrosur sot me nderime në varrezat e qytetit të Prizrenit ish-rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” dhe ish-drejtori i Arsimit në Prizren, prof. dr....

Lajmet e Fundit