Gjykata e Prizrenit delegon gjyqtarë për trajtim lëndësh në Dragash

Dega e Gjykatës Themelore të Prizrenit, në Dragash, aktualisht funksionon me 2 gjyqtarë, gjë që ka shtyrë drejtuesin e Gjykatës Themelore të Prizrenit, që në raste të caktuara të intervenojë dhe të delegojë gjyqtarë nga Prizreni për trajtim lëndësh, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas përfaqësuesve të Gjykatës Themelore të Prizrenit, Dega në Dragash ka mbetur me 2 gjyqtarë, pasi që ndërkohë ishte pensionuar një gjyqtar.

“Dega në Dragash e Gjykatës Themelore të Prizrenit i ka dy gjyqtarë. Gjatë vitit të kaluar njëri gjyqtar ka shkuar në pension. Mirëpo në disa raste civile kemi intervenuar dhe i kemi marrë prej Degës së Gjykatës së Dragashit dhe i kemi deleguar gjyqtarët e Prizrenit, aty ku ka pasur raste urgjente, sidomos në fushën civile”, ka thënë kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Ymer Hoxha, gjatë shpalosjes së punës njëvjeçare të këtij institucioni të drejtësisë..

Më Shumë

Familjari i imamit të vrarë: Ky person e kërcënonte prej më shumë se një viti

Familjari i imamit të vrarë në fshatit Zlipotok të Komunës së Dragashit, Benjamin Tairovci ka thënë se i ndjeri ka pas kërcënime të vazhdueshme...

Ballkani përmbyll fazën përgatitore në Bansko

Ballkani ka mbyllur fazën përgatitore në Bansko, duke zhvilluar disa ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri dhe garat evropiane. Në miqësoren...

Lajmet e Fundit