-4.2 C
Prizren
E martë, 25 Janar, 2022

Bëhuni gati, nga nesër vjen dimri i vërtet

Një ciklon i fuqishëm nga Italia pritet të përplaset në drejtim të Greqisë dhe pritet të kushtëzojë reshje bore sidomos në territorin e Republikës së Kosovës, ku priten edhe intervale me reshje të dendura bore.

Temperaturat nga nesër pritet të shënojnë ulje të ndjeshme dhe po ashtu priten erëra të ftohta veriore.

Skenar i vërtëtë dimëror ditëve të ardhshme pritet sidomos në viset kodrinore-malore të rajonint, por edhe shumë ultësira të Republikës së Kosovës, Luginës së Preshevës dhe disa ultësira të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi. Në këto vise kodrinore- malore priten reshje bore deri në 30 cm, madje erërat veriore pritet të kushtëzojnë edhe stuhi bore dhe fërfëllazë të fortë dimërore duke krijuar edhe orteqe bore. Edhe nëpër ultësira të Kosovës pritet që trashësia e borës të krijohet nga 5 deri në 15 cm., madje në disa vise deri në 20 ose 25 cm.

Reshjet e borës do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së martë, por do të vijnë duke u dobësuar gradualisht. Reshje bore priten në Kosovë, veriun, lindjen dhe qendrën e Malit të Zi, Luginën e Preshevës, verilindje, lindje dhe juglindje të Shqipërisë si dhe perëndim, veriperëndim dhe jugperëndim të Maqedonisë së Veriut, lokalisht edhe në disa vise tjera, por prapëseprapë nuk priten reshje gjithëpërfshirëse. Shumë pjesë të Shqipërisë dhe disa ultësira të Maedonisë së Veriut pritet të mbesin pa rreshje bore.

Stuhi mjaft të fuqishme shiu e bore pritet të përfshijnë Greqinë dhe Bullgarinë me reshje shumë të dendura shiu e bore. Pas Greqisë cikloni pritet të përfshijë territorin e Turqisë duke sjellur edhe atje reshje të fuqishme shiu e bore.

Pas largimit të ciklonit në drejtim të Greqisë dhe Turqisë nga e marta do të fillojë vendosja e masave të fuqishme ajrore anticiklonike në territoret tona. Për këtë arsye nga e mërkura na presin disa ditë kryesisht të thata, por shumë të ftohta dhe me minuse të thella gjatë netëve dhe mëngjeseve. Bazuar në ecuritë aktuale sinoptike ky i ftohtë nuk do të zgjasë shumë dhe që nga fundjava e ardhshme moti pritet të zbutet, por kjo mbetet të shihet./MB/

Mund të jetë një imazh i ushqime dhe teksti

Më Shumë

“Nuk i kam takuar ende” Adriana Matoshi rrëfen si reaguan prindërit e të dashurit 20 vite më të ri

Goca dhe Gra – Adriana Matoshi ka dhënë një ditë më parë një intervistë, ku ka folur për sëmundjen e rëndë që iu rikthye...

Real Madrid arrin marrëveshje me fantazistin brazilian, Endrick

Real Madrid ka arritur marrëveshje me fantazistin e shumëkërkuar brazilian, Endrick. Futbollisti 15-vjeçar është një ndër emrat më të përmendur për të ardhmen, dhe duket...

Vdes Kristë Dulaj

Ka ndërruar jetë punëtori i QKMF-së në Prizren, Kristë Dulaj Njoftimi për vdekjen e tij është bërë nga drejtori i QKMF-së, Xhevat Elezkurtaj. “Një humbje e...

Dy burra bartën kufomën e një burri në një zyrë postare në Irlandë për të marrë pensionin e tij

Policia në Irlandë, Gardai, ka nisur një hetim pasi dy burra bartën një trup të pajetë në një zyrë postare irlandeze në një përpjekje...

Inter Miami të interesuar për Luis Suarez

Inter Miami i David Beckham, kanë shprehur përsëri interesim për sulmuesin e Atletico Madrid-it, Luis Suarez. Inter Miami humbi në play-off sezonin e kaluar dhe...

Zyrtare/ Sevilla arrin marrëveshje për transferimin e Martial-it

Klubi i Sevilla-s e ka mposhtur konkurrencën e Juventus-it për të fituar shërbimet e futbollistit të Manchester United, Anthony Martial. Sipas asaj që raportojnë mediat...

Qytetarët e Shqipërisë revoltohen pasi ju kërkohen 3 doza për të hyrë në Kosovë: Turp, 30 euro me u fut në tokën tonë

Për të dytën ditë me radhë dhjetra qytetarë të Shqipërisë janë duke u kthyer në kufi në Morinë të Kukësit për shkak të vendimit...

Një i vdekur dhe 2 mijë e 957 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 11.913 testime, 2.957 qytetarë kanë rezultuar pozitiv...

Zakaria në radarin e Bayern Munich

Bayern Munich do të përfitojë nga situata e kontratës së mesfushorit të Borussia Monchengladbach, Denis Zakaria, pasi thuhet se e ka ndjekur atë për...

”Le Monde” analizon veprën e Ismail Kadaresë

Kadare vjen i përkthyer në gjuhën frënge, nga violinisti i njohur, Tedi Papavrami.  Me botimin në frëngjisht të kësaj vepre të shkrimtarit shqiptar me famë...

Totaj u kërkon drejtorëve angazhim në punë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, me prezencë të gjithë kabinetit të drejtorëve komunalë, ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën ka...

106 vjetori i vrasjes së Isa Boletinit

Sot janë bërë 106 vjet që nga vrasja e Isa Boletinit. Isa Boletini u lind me 15 janar të vitit 1864 në Boletin, ka qenë...

Artan Abrashi: Shumë shpejt do të rikthehet Kosova B

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi tha Kosova B shumë shpejt do të rikthehet në funksionim. Abrashi në ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se nuk...

Masat e reja antiCOVID, dhjetëra qytetarë të Shqipërisë kthehen mbrapsht në Morinë

Një numër i madh udhëtarësh janë kthyer sot paradite në Morinë duke mos u lejuar të futen në Kosovë për shkak të rregullave të...

Pamje: Qytetari nga Suhareka sulmohet brutalisht nga tre persona në Prizren

Një qytetar nga Suhareka është përballur me një sulm të tmerrshëm nga tre persona, në orët e para të së shtunës, në Prizren. Sinjali...

Ambasadori gjerman: Lajm i mirë përparimi i Kosovës në luftën kundër korrupsionit

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka thënë se është lajm i mirë që Kosova ka shënuar progres në luftimin e korrupsionit. Përmes një postimi në Twitter,...

Lajmet e Fundit