Berisha: Eulex-i ka skandale për korrupsion

Deputeti nga Nismës për Kosovën, Zafir Berisha në një prononcim për gazetën Kosova Sot ka thënë se është skeptik dhe nuk beson se ndërkombëtarët do të bëjnë ndonjë ndryshim në këtë drejtim, pasi, sipas tij, ata janë vetë pjesë e krimit të organizuar dhe se për luftimin e krimit dhe korrupsionit fajin kryesor e kanë ndërkombëtarët e pastaj vendorët.

“Unë kam mendim krejtësisht ndryshe për këtë, pasi që nga paslufta e këndej organet e drejtësisë në vendet kyçe i kanë udhëhequr ndërkombëtarët dhe meqë këta kanë qenë pjesë e bandave bashkë me vendorët, unë nuk pres asgjë tjetër nga ta përveç ndonjë spektakli që di të bëjë EULEX-i dhe më herët UNMIK-u. Pra, nuk kam shpresë se do të vendosen rendi dhe rregulli në përputhje me ligjin sa i përket fushëveprimtarisë së organeve të drejtësisë”.

Duke folur për këtë mision, Berisha më tej ka nënvizuar se ata kanë skandale korruptive tronditëse për botën demokratike dhe se ndërkombëtarët që 17 vite janë në Kosovë dhe nuk kanë bërë asgjë, duke dyshuar se as tani nuk mund të bëjnë asgjë.

(Kosova Sot)

Më Shumë

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit