1.9 C
Prizren
E enjte, 1 Janar, 2026

Berisha garanton mbështetje për sportin në Prizren

Vizita në WinnerKandidati për kryetar të Prizrenit nga Bashkimi Demokratik, Zafir Berisha në kuadër të aktiviteteve parazgjedhore ka vizituar shkollën e futbollit “Winner” në Prizren.

Berisha tha se një nga prioritetet e BD-së do të jetë mbështetja e sportit prizrenas në përgjithësi  si dhe futbollit në veçanti,  për faktin se futbolli në Prizren është degraduar deri në atë masë sa që klubi i futbollit “Liria” me të cilin është identifikua Prizreni për dekada të tëra gjendet në prag të shuarjes për shkak të mos mbështetjes së duhur nga institucionet të cilat Prizrenin për fat të keq e kanë lënë edhe pa Stadium, prandaj ne do të angazhohemi që Prizrenit t’i kthehet krenaria edhe në sport dhe të ndërtojmë një Stadium me standarde të pranuara edhe nga UEFA.

Ehat Oreshka veteran i futbollit prizrenas dhe kandidat për Kuvendin e Prizrenit nga radhët e BD-së tha se ne ish sportistët e Prizrenit jemi pjesë e ekipit të Bashkimit Demokratik sepse po mendojmë se përmes këtij subjekti do ta avancojmë vlerat e sportit në qytetin e Prizrenit të cilat janë degraduar në skajshmëri.

Sead Gorani, trajner i Shkollës së Futbollit “Winner” falënderoi Berishën dhe ekipin shoqërues për vizitën që ja  bënë, duke thënë se jeni i vetmi subjekt politik që na keni vizituar dhe jemi optimist se pas zgjedhjeve të 3 nëntorit futbolli dhe sporti në përgjithësi në Prizren do të kenë një trajtim më të mirë. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Policia shqipton 1,506 tiketa dhe arreston 41 persona

Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 30 aksidente me të lënduar dhe 72 aksidente me dëme materiale, ndërsa...

Shoqërohet në polici një 75-vjeçar në Prizren, dyshohet se grisi fletëvotimin pasi s’iu lejua ta asistojë bashkëshorten në vendvotim

Një 75-vjeçar është shoqëruar në stacion policor pasi dyshohet se grisi fletëvotimin e bashkëshortes në shenjë revolte pasi nuk iu lejua ta asistojë atë...

Lajmet e Fundit