11.9 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026

“Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës” i Nezirajt merr çmim në Kragujevc

fluturimiShfaqja nga Kosova, “Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës”, prodhim i Qendrës Multimedia nga Prishtina, është nderuar me Çmimin Special në edicionin e 8-të të Festivalit Ndërkombëtar “JoakimInterFest”, që është mbajtur nga 7 – deri me 14 tetor në Kragujevc (Serbi).Juria e festivalit, në përbërje: Gorana Markovia, Vladimir Milçin dhe Laslo Keseg, çmimin ia ka dhënë autorit Jeton Nezirajt, me motivimin “për tekst jashtëzakonisht të guximshëm dhe të pakompromis”.

Shfaqja “Fluturimi…” e autorit Jeton Neziraj, në regji të Blerta Nezirajt, dhe me aktorët: Bajrush Mjaku, Adrian Morina, Anisa Ismaili, Adrian Aziri dhe Ernest Malazogu është dhënë si premierë me datë 5 dhjetor të vitit të shkuar në Teatrin Kombëtar të Kosovës, për t’u shfaqur pastaj edhe në Tiranë, Shkup e Beograd.

Përderisa artistë serb disa herë kan fituar cmime në festivalet në Kosovë, ky është cmimi i parë që ndahet në Serbi për një artist nga Kosova.

Muzikantë në shfaqje janë Susanna Tognella (violinë) dhe Gabriele Marangoni (harmonikë), dramaturg dhe bashkëpunëtor artistik: Ilir Gjocaj, koreografia: Arthur Kuggeleyn, kompozitor: Gabriele Marangoni, skenografia dhe kostumet: Susanne Maier-Staufen, realizimi i skenografisë: Kërste S. Xhidrov, asistente e kostumografisë: Leonora Mehmeti.

“Fluturimi mbi teatrin e Kosovës” është një komedi politike mbi njërën nga ngjarjet më të rëndësishme globale të këtij shekulli – lindjen e shtetit të Kosovës. Shfaqja flet për Kosovën e re që, e lodhur dhe e rrënuar nga lufta, varfëria, korrupsioni dhe tutelat e pafundme të misioneve ndërkombëtare, përpiqet ta gjejë rrugën e vet drejt të ardhmes.

Më Shumë

Tre të vdekur në Malishevë, dyshohet se u asfiksuan

Tre persona kanë vdekur në Malishevë si pasojë e zjarri në një shtëpi. Lidhur me rastin për Klankosova.tv u prononcua kryeprokurori i Gjakovës Enis Gashi. https://prizrenpress.com/421746-2h/ “Para...

Ndahet nga jeta ish eprori i UÇK-së në Prizren, Selim Krasniqi

Ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të shkurtër ish eprori dhe ish kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren, Selim...

Lajmet e Fundit