Berisha: KQZ’ja po vepron me dy kute, do të ankohemi deri në instancën e fundit

Zafir Berisha i Nismës Socialdemokrate ka komentuar vendimin e PZAP’së pas moscertifikimit nga KQZ’ja të kandidatëve të nëntë subjekteve politike për zgjedhjet e shkurtit.

Berisha thotë se me një situatë të ngjashëm është përballur vetë ai më 2017.

“Edhe Gjykata Kushtetuese edhe të gjithë juristat e panelistat i janë referuar një vendimi ose një zhvillimi të kësaj natyre të 2017. Natyrisht se shqetësimi bëhet më i madh kur KQZ’ja vepron me dy kute. Sepse më 2017 është provuar diçka e ngjashme, ka ardhur një përgjigje diçka e ngjashme rreth meje si kandidat për kryetar komune dhe kemi pasur pastaj mendim pozitiv nga Gjykata Supreme”, tha Berisha në RTK.

“Ngjarja identike por nuk u kon kaq e madhe për shkak se kanë qenë zgjedhjet lokale, atëherë kryesisht jam ataku unë sepse prej kandidatëve për kryetar komune kam qenë veç unë ndërsa tjerët kandidatë për asamblistë”, shtoi ai.

“E kemi prit këtë vendim nga PZAP’ja. Gjykata Supreme në atë kohë ka pas vendosur pro të drejtës time mirëpo atëherë nuk e kemi pasur një rrethanë që e kemi tash. Sepse atëherë nuk e kemi pasur një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese”, theksoi Berisha.

“Ne do të ankohemi deri në instancën e fundit”, tha ai.

Më Shumë

Triumf kuqezi në Vjenë, Alis kualifikon Shqipërinë në Finalen e Madhe të Eurovizion 2026

Nata e dytë e gjysmëfinales së Eurovision Song Contest 2026 ka ulur siparin me një lajm të jashtëzakonshëm për publikun shqiptar: Alis ka prekur...

Bashkimi nis serinë finale me humbje ndaj Trepçës

Bashkimi e ka nisur me humbje serinë finale të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, pasi u mposht nga Trepça me rezultat 94:79 në palestrën “Minatori”...

Lajmet e Fundit