31.6 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Berisha i kundërpërgjigjet sekretarit të PDK-së, Nijazi Kryeziut

Rami Berisha 2Gazetari Rami Berisha ka pranuar se betejën për skandalet në arsim e ka nisur për të mbrojtur familjen e tij. Ai thotë ju ka përgjigjur edhe Sekretarit të PDK-së në Prizren, Nijazi Kryeziut.

Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje në Facebook
Në kronikën e Televizionit “Besa” pas protestës së 7 marsit, sekretari I Degës së PDK-së e quan betejën time personale. I them publikisht, jam krenar që këtë betejë e kam nisur duke e mbrojtur familjen time. Ja cili është rasti i vajzës së vëllait tim…

Rreth një muaj më përpara, se të ndodh kjo që po ndodh, vajza e vëllait tim pranohet në një konkurs të rregullt, me dokumente të rregullta, adekuate për vendin e punës, me diplomë të Universitetit Publik të Kosovës në një konkurs që hapet për ta zëvendësuar një mësuese lehonë. Unë asnjë detaj nuk e kam ditur rreth punësimit të saj, vetëm se kur kam marr vesh se është punësuar jam gëzuar, sepse familja e vëllait nuk e ka asnjë të punësuar. Pas një muaji, ndonjë ditë më shumë, një mësues I po të njëjtës shkollë e fiton me konkurs vendin e punës në një shkollë në Prizren dhe në shkollën ku punon vajza e vëllait tim, për profilin e saj hapet një vend i përhershëm pune.

Ende pa u shpallur konkursi vajza e vëllait e merr vesh (athua si) se ajo nuk do të pranohet në këte vend pune, dhe duke mos e pas ndonjë njeri të “fuqishëm në familje” vjen te unë dhe më lut të intersohem çka po ndodh. Në aktivitetin e Drejtorisë së së turizmit bashkë me një kolegë e njoftoj drejtorin e DKA-së për rastin. Ainë fillimet e kësaj beteje më qetëson duke thënë se është i paarsyeshëm shqetësimi i vajzës së vëllait tim, dhe më thotë le të konkuron…ndërsa për rastin e Shollës “Mati Logoreci” e pranon se është punë e krye

Vajza e vëllait insistonte se punësimi në atë vend pune ku edhe ajo kish konkurruar ishte punë e kryer dhe në kohën kur askush nuk e dinte kush është punësuar në atë vend pune, i shkruaj sms drejtorit të Arsimit. I shkruaj “ A s’munde asgjë me ba për vajzën e vëllait tim…” e pranoj duke i kërkuar edhe nder si miq që ishim, sepse nëse vajza e vëllait tim një muaj më përpara, para të njëjtit komision e fitoi vendin e punës, logjikisht (jo e domosdoshme) do të duhej ta fitonte atë vend të punës. Përgjigje e drejtorit ishte “Jo valla, më ka cofë mori” që domethënë, para se të shpalleshin rezultatet edhe ai e dinte se kush do të punmësohej në këtë vend pune, bile e dinte edhe me presion të kujt. Edhe më tragjik doli rasti i “Mati Logorecit”, ku shumë kohë para se të shpallej konkursi dihej kush do të punësohej. Unë jam krenar me familjen time, dhe jam krenar se në mbrojtje të së drejtës së familjes sime, hyra që të zbuloj se çfarë dallaveresh bëhen në këtë drejtori, të cilat përditë po i dëshmojë me dokumente, një pjesë të së cilave do ta dozoj nesër në Njësinë e Krimeve Ekonomike..

Jam krenar që këtë betejë e kam nisur duke e mbrojtur familjen time.
Nuk e kam nisur, i diktuar nga ndonjë person, subjekt politik dhe as organizatë joqeveritare, e kam nis i vetëm në mbrojtje të familjes sime, por para se ta rrëfej këtë pjesë po e ndaj me ju nja rast, i cili dëshmon se DKA vepron se një orkestër mirë I trajnuar në meloditë kriminale. Deri më sot kam qenë shumë i butë në shprehje duke p[ritur reagimin e institucioneve.

Një mësimdhënës punonte në një shkollë të Prizrenit. i shpallet konkursi në korrik, e fiton, i shpallet konkursi në gusht e fiton dhe fillon të punojë…bile i jepet edhe kujdestaria e një klase… Ndërkohë I shpallet edhe një konkurs dhe me 21 shtator e largojnë nga procesi mësimor…Shihe kuriozitetin kriminal për librin e Ginesit…Ai largohet nga procesi mësimor por pagën e merr gjatë tërë vitit…I merr parat e taksapaguesve. Në këtë lojë përfshihen vetë Drejtori me të cilin 1 orë bisedon ky mësimdhënës, Reshit Kushaj që ia humb dokumentet në konkursin e tretë dhe financat, nuk e di kush I mban financat në DKA. Rrëfimi është shumë më I tmerrshëm dhe këtë rast bashkë me disa të tjera do ta dorëzoj nesër në krime ekonomike.

Më Shumë

Licenca A në duart e trajnerëve të rinj

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka shpërndarë sot Licencat A UEFA për trajnerët që kanë përfunduar me sukses kursin e organizuar nga Departamenti i...

Igor Jovovic emërohet trajner i ri i Bashkimit

Klubi Basketbollistik Bashkimi ka njoftuar zyrtarisht emërimin e malazezit Igor Jovovic si trajner i parë i skuadrës për edicionin 2025/2026, duke synuar një etapë...

Lajmet e Fundit