8.9 C
Prizren
E premte, 9 Maj, 2025

Berisha: NISMA e AAK të gatshme të jenë pjesë e komisionit për demarkacion

Dy partitë opozitare, AAK dhe Nisma për Kosovën, pranojnë të jenë pjesë e komisionit për rishikimin e marrëveshjes së demarkacionit, nëse ajo ndodh, vetëm atëherë kur qeveria ta shkarkojë komisionin aktual që udhëhiqet nga Murat Meha.

Zyrtarë të Nismës i kanë thënë Radio Kosovës se janë të gatshëm të kontribuojnë në stabilizimin e situatës politike, por në këtë aspekt duhet të reflektojë edhe qeveria dhe Kosova t`i kthehet normalitetit politik.

Përveç fakteve që po prezanton opozita lidhur me marrëveshjen për demarkacionin, që sipas saj, është në dëm të Kosovës, ajo është e gatshme që të japë kontributin në vënien e vijës kufitare aty edhe ku mendohet që është.

Zafir Berisha, deputet i Nismës, i ka thënë Radio Kosovës se fillimisht kryeministri, Isa Mustafa, duhet ta shkarkojë komisionin aktual, në krye me Murat Mehën, e pastaj të themelohet një komision tjetër, duke përfshirë edhe opozitën, që ta rishikojë marrëveshjen për përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

“Qeveria, së pari, duhet ta shkarkojë komisionin e udhëhequr nga Murat Meha, i cili e ka dëmtuar shumë imazhin e vendit, imazhin e institucioneve por edhe e ka tensionuar situatën politike në vend. Ne nuk mund të bëhemi pjesë e asnjë komisioni përderisa ky komision nuk shkarkohet dhe nuk i merr përgjegjësitë për dëmet që i ka shkaktuar deri më tani”.

Banorët e komunave të Pejës e Deçanit, që i kanë pronat e tyre përgjatë brezit kufitar, po vazhdojnë ta kundërshtojnë nënshkrimin e marrëveshjen për përcaktimin e kufirit me Malin e Zi. Një gjë të tillë, vazhdimisht e kanë kundërshtuar edhe tri partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma. Përveç protestave në rrugë, marrëveshja për demarkacionin është kundërshtuar edhe brenda kuvendit, përmes gazit lotsjellës të hedhur në seanca nga opozita.

Por, deputeti Zafir Berisha fajëson qeverinë për shkaktimin e krizës politike në Kosovë.

“Sigurisht që edhe kërkesat tona kanë qenë rishikim i marrëveshjes e jo kjo marrëveshje që ka ndodhur pa konsultime dhe e kontrabanduar. Ne jemi në bojkot, që nënkupton protestë, me këtë qeveri e cila ka marrë vendime tepër të dëmshme duke e vënë në pyetje edhe funksionalitetin dhe sovranitetin e shtetit”, i ka thënë ai Radio Kosovës.

Ndryshe, tri partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, e kanë bojkotuar punën në Kuvendin e Kosovë në shenjë kundërshtimi për dy marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, në gusht të vitit 2015. Atë për demarkacionin me Malin e Zi dhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Përderisa Vetëvendosje është kthyer në kuvend, AAK dhe Nisma po e vazhdojnë bojkotin duke e quajtur protestë ndaj qeverisë Mustafa, për siç thuhet, faljen e 8 mijë hektarëve tokë Malit të Zi.

Më Shumë

Sonte ndeshja e dytë e serisë finale ndërmjet Bashkimit dhe Trepçës

Sonte, në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, zhvillohet ndeshja e dytë e serisë finale ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit – një përballje që pritet të jetë...

Krimi i rëndë në Prizren, nga QKUK-ja flasin për gjendjen shëndetësore të 11-vjeçares

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren. M. Gorenc, dyshohet se e ka vrarë me thikë vajzën e tij 15 vjeçare S.Gorenc. Plagë nga...

Lajmet e Fundit