14.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Gjykata lë në burg Anjeza Shabanin

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë, arrest me burg për Anjeza Shabanin, administratoren e kopshtit privat “Diren”.

33 – vjeçarja akuzohet për veprat penale keqtrajtim i të miturve dhe shpërdorim detyre. Në momentin kur u fut në sallën e gjyqit, ajo pati një komunikim të shkurtër me babain, i cili i tha “bëhu e fortë”.

Shabani u arrestua në orët e vona të së hënës, pas videos të transmetuar në emisionin investigativ “STOP” në Televizionin Klan, ku ajo shfaqej duke dhunuar barbarisht një fëmijë 3 – vjeçar.

Denoncimi në “STOP” u bë nga babai i të miturit, pas dyshimeve se i biri dhunohej, për shkak të shenjave të herë pas herëshme që i vogli kishte në trup.

Gjatë marrjes në pyetje nga oficerët e Policisë Gjyqësore, Shabani pranoi dhunën ndaj të miturit, por tha se e kishte qëlluar vetëm herën që ishte regjistruar në kamera.

Por edukatoret e kopshtit, që po ndiqen në gjendje të lirë për moskallëzim krimi, gjatë marrjes në pyetje kanë deklaruar se dhuna ndaj 3 – vjeçarit ka qënë e përsëritur dhe se nuk ka qënë i vetmi rast ai i transmetuar në emisioni “STOP”, siç pretendon Anjeza Shabani.

Në dëshmitë e tyre ato thanë se ka patur dhunë verbale edhe ndaj fëmijëve të tjerë.

E ndërsa në gjykatë po zhvillohej seanca e masës së sigurisë për Anjeza Shabanin, qindra qytetarë kanë dalë në protestë për dhunën ndaj 3 – vjeçarit.

Ata i kanë kërkuar institucioneve të mbrojnë fëmijët, ndërsa në duar mbanin pankarta me shkrimet: “Mos i prekni fëmijët”./tvklan.al

Më Shumë

Lajmet e Fundit