15.1 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Berisha thotë se banorët do të rrezikohen nëse Parku Inovativ në Prizren shndërrohet në karantinë

Arsim Berisha nga Qendra Mjekësisë Familjare në Prizren ka thënë se mbyllja e pikave kufitare me Shqipërinë do të rezultojë si masë pozitive për parandalimin e koronavirusit.

Ai në emisionin “SOT” në KTV ka thënë se është për t’u admiruar puna e stafit mjekësor të cilët përveç kontrollit, shpërndajnë edhe broshura për informimin e qytetarëve për parandalimin dhe mbrojtjen nga koronavirusi.

Sipas tij dy ditët e fundit ka rënie të vizitave shëndetësore në Qendrën e tyre Mjekësore.

Ai ka thënë se qytetarët nuk kanë nevojë të shkojnë në Qendrat e Mjekësisë Familjare nëse kanë ndonjë simptomë që dyshojnë, por mund të thërrasin në telefon.

Berisha ka thënë se nuk është zgjidhje e duhur që Parku Inovativ në Prizren të bëhet karantinë, sepse sipas tij, ka afër lagje të banuara dhe kjo mund t’i rrezikojë banorët.

Sipas tij, mund të përdoren zona të cilat nuk janë të banuara.

Ndërkaq Shpresa Krasniqi nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, ka thënë se kujdesi parësor shëndetësor në Komunën e Prishtinës është i përgatitur mirë që një kohë të gjatë për situatat që mund të përballet në ditët në vijim.

Ajo ka thënë se që kur ka shpërthyer epidemia, kanë filluar me sensibilizimin e njerëzve.

Sipas saj, Komuna e Prishtinës është në gjendje gatishmërie 24 orë në ditë.

“Gjithë stafi është i mobilizuar, për ne nuk ka pushim dhe jemi në shërbim 24 orë. Edhe ne e kemi pikën kufitare në Mutivodë, është ekipi që shkon e pajisur dhe kontrollohet çdo pasagjer që kalon përmes kësaj pike kufitare. Të gjitha rastet evidentohen, raste të dyshimta deri tash nuk kemi pasur”, ka thënë ajo.

Ajo tutje ka shtuar se ditëve të fundit ka pasur fluks të madh të qytetarëve por se tashmë njerëzit janë vetëdijesuar dhe nuk shkojnë te mjeku nëse nuk kanë shenja të theksuara të virusit.

Nga 12 marsi në Cineplexx do të fillojnë të shfaqen 3 super filma të ri

Më Shumë

Diskutohet zhvillimi i Arsimit Dual Profesional në Suharekë

Në Suharekë është mbajtur një takim në kuadër të projektit të Qeverisë Gjermane “Aftësim për Tregun e Punës”, i cili implementohet nga GIZ, ku...

Çmimet e derivateve në Kosovë,dizeli deri 1.60 euro, benzina deri 1.39 euro

Çmimet e derivateve në Kosovë kanë shënuar rritje të ndjeshme ditëve të fundit. Përfaqësuesit e naftëtarëve të Kosovës thonë se situata e tensionuar në...

Lajmet e Fundit