9.8 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Berlusconi shkruan historinë, Monza inkuadrohet në Serie A

Ekipi italian, Monza, ka shkruar historinë në futbollin italian, teksa është inkuadruar në Serie A për herë të parë në historinë e tyre.

E themeluar në vitin 1912, Monza gjithmonë ka garuar në kategoritë më të ulëta të futbollit në Itali, por që nga viti 2018 është forcuar si skuadër.

Mbrëmjen e së dielës ata arritën të triumfojnë në finalen e fazës “Play-off” ndaj Pisa-s me rezultat 4:3 pas vazhdimeve, pasi që koha e rregullt përfundoi me shifrat 2:1 në favor të kundërshtarëve.

 

Ndeshja pra shkoi në vazhdime, pasi që takimi i parë kishte përfunduar me rezultat 2:1 në të mirë të Monza-s.

Kujtojmë që Monza është forcuar si skuadër që nga viti 2018, kur ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi dhe Adriano Galliani vendosën që të investojnë në klub.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Derbi Bashkimi–Trepça nesër në Prizren

Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon këtë vikend me përballje interesante, ndërsa vëmendja kryesore do të jetë te derbi ndërmjet Bashkimit dhe Trepçës. Dy skuadrat...

Diskutohet zhvillimi i Arsimit Dual Profesional në Suharekë

Në Suharekë është mbajtur një takim në kuadër të projektit të Qeverisë Gjermane “Aftësim për Tregun e Punës”, i cili implementohet nga GIZ, ku...

Lajmet e Fundit