20.3 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Rusia ka pësuar humbje shkatërruese në Ukrainë – thotë inteligjenca e Mbretërisë së Bashkuar

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar sapo ka publikuar të dhënat e saj të fundit të inteligjencës duke vlerësuar situatën në Ukrainë.

Në këtë drejtim, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, është thënë se “Rusia ka të ngjarë të ketë pësuar humbje shkatërruese në mesin e oficerëve të saj të rangut të mesëm dhe të rinj”.

“Humbja e një pjese të madhe të gjeneratës së re të oficerëve profesionistë ka të ngjarë të përkeqësojë problemet e saj të vazhdueshme në modernizimin e qasjes së saj ndaj komandës dhe kontrollit”.

Të dhënat gjithashtu shtojnë se mungesa e komandantëve me përvojë “ka të ngjarë të rezultojë në një rënie të mëtejshme të moralit dhe disiplinë të vazhdueshme të dobët”. /Telegrafi/

Kriza në UkrainëRusia

Më Shumë

Drini i Bardhë nuk ia del në Mitrovicë

Drini i Bardhë është mposhtur në transfertë nga lideri Mitrovica me rezultat 2:0, në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës. Skuadra vendase siguroi fitoren falë...

Totaj: Mirëmbajtja e gjelbërimit prioritet në zonën historike të Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka theksuar se mirëmbajtja e gjelbërimit, veçanërisht në zonën historike të qytetit, mbetet një nga prioritetet kryesore...

Lajmet e Fundit