27.2 C
Prizren
E premte, 13 Qershor, 2025

Besimtarët e fesë katolike festojnë Krishtlindjen

KishaPër nder të festës së Krishtilindjes, në Rezidencën e Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë, Ipeshkvia e Kosovës organizoi pritje solemne. Ipeshkvi, Imzot Dodë Gjergji, bëri thirrje për paqe për të gjithë njerëzit dhe që të mos ikin nga përgjegjësia e dashurisë së Zotit për njëri tjetrin. Ndërkaq, në mesnatë u mbajt mesha kryesore, përmes së cilës u bë thirrje, për paqe, dashuri e humanizëm ndërnjerëzor.Duke e medituar zotin dhe duke e kundruar praninë e tij, jemi të detyruar që të përjetojmë njëri tjetrin dhe të shkojmë te zemra e njëri tjetrit, për t’i ngushëlluar ato dhe për t’i parë nevojat e tyre, tha Imzot Dodë Gjergji, në fjalën e tij, në pritjen solemne që u organizua me rastin e festës së Krishtlindjes.

Imzot Dodë Gjergji, duke bërë thirrje për paqe dhe humanizëm në ditën e Krishtjlindes, shtroi edhe një pyetje!

“A mund të jemi më të mirë? Sigurisht që po. E unë lus zotin që të jemi më të mirë të gjithë”.

Në pritjen solemne të Krishtlindjes, mori pjesë edhe presidentja Atifete Jahjaga, Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj, kryetari i zgjedhur i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti si dhe përfaqësues të tjerë të subjekteve politike dhe të korit diplomatik. Ndërkaq, mesha kryesore, u mbajt mbrëmë në mesnatë, në Katedralën Nëna Terezë, të cilën e mbajti kryeipeshkvi Dodë Gjergji.
Mësazh paqeje ka dhënë edhe zëvendes ipeshkvi Dom Lush Gjergji, duke cituar humanisten Nëna Terezë.

“ Nëna Terezë e luste Krishtin foshnje: ma mëso artin dhe jetën e dashurisë. Bën që të jem e thjeshtë, e përvuajtur dhe e gatshme për flijim dhe dhurim siç je ti”, tha ai.

Në meshën e mbrëmshme me rastin e festës së Krishtlindjes morën pjesë shumë besimtarë katolikë nga mbarë vendi por edhe ndërkombëtarë.

Më Shumë

Shaqir Totaj sërish u nominua nga PDK-ja si kandidat për kryetar të Prizrenit

Shaqir Totaj do të jetë sërish kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor të...

Shejh Ibrahim Muçaj – Trashëgimtar i devotshëm i rrugës së Dervish Salihut

Shkruan: Besim MUHADRI Vepra dhe ndikimi i Dervish Salihut ( 1815-1895), nuk u ndërprenë me ndërrimin e jetës së tij. Përkundrazi, ato u jetësuan në...

Vdes Bujar Bukoshi

Lajmet e Fundit