11.2 C
Prizren
E premte, 14 Mars, 2025

Bicaj akuzon Xhavit Halitin për moszbatimin e Marrëveshjes UÇK-FARK

Halil BicajHalil Bicaj, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes në ish-Qeverinë e Bujar Bukoshit, ka publikuar për herë të parë marrëveshjen e arritur më 2 nëntor 1998, ndërmjet UÇK-së dhe FARK-ut, për krijimin e Shtabit të Përbashkët të UÇK-së. Ai e bën përgjegjës Xhavit Halitin për moszbatimin e kësaj marrveshjeje.
Në bazë të kësaj marrëveshjeje të arritur ndërmjet përfaqësuesve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapi dhe Kadri Veseli, dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Halil Bicaj dhe Xhafer Jashari, ishte marrë vendimi që të miratohej struktura e re e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Aty më tej thuhet se miratimi u bë me përgjegjësi të plotë për organizimin, udhëheqjen dhe drejtimin e luftës së UÇK-së në Kosovë, me të vetmin qëllim çlirimin e territorit të Kosovës.

Bicaj, në intervistën dhënë KTV-së për emisionin në Rubikon, ka prezantuar edhe dokumentin me strukturën e Shtabit të Përbashkët, me në krye të listës Agim Çekun dhe kuadro të të dyja palëve nënshkruese.

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Bukoshit thotë se çuditet se si Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi nuk dëshirojnë të dëgjojnë se kanë ekzistuar Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës.

“Kur kam ardhur në Tiranë, jam takuar me Ahmet Krasniqin, më ka thënë jo bacë vetëm për Rrafshin e Dukagjinit, por për krejt Kosovën. Unë kam menduar se do të jem vetëm për shtabin e Dukagjinit. Unë kam qenë shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kosovës”, ka thënë ai.

“Jakupi ka qenë në zyrën e Ministrisë së Mbrojtjes. Ka qenë edhe Xhavit Haliti, edhe Kadri Veseli edhe Bislim Zyrapi”, tha .

Megjithatë, marrëveshja nuk ishte zbatuar kurrë. Përse nuk u zbatua, ai thotë se duhet pyetur Xhavit Haliti i PDK-së.

Miratimi i Ligjit për Veteranët, pa e përfshirë edhe FARK-un, sipas tij, është padrejtësi e madhe.

Bicaj ka thënë se Ministria e Mbrojtjes kishte financuar UÇK-në. Për shumat e tjera të mjeteve të mbledhura, ai nuk komenton shumë dhe ia lë përgjegjësinë Bujar Bukoshit.

E miratimin e ligjit për veteranët, pa e përfshirë edhe FARK-un, Biaj e vlerëson si padrejtësi të madhe.

“Është gabim i madh pse është bërë kjo ndarje. Tash dy kolegë kanë ardhur, njëri me detyrë në Ministri të Mbrojtjes tjetri në Shtabin e Përgjithshëm. Tash, ai i ka privilegjet, pse Agim Çeku e Hashim Thaçi mund t’i gëzojnë ato të drejta e Halil Bicaj jo”, tha Bicaj.

Bicaj gjithashtu ka rrëfyer edhe për pjesëmarrjen e tij në luftën e Bosnjës të vitit 1992, ku kishte udhëhequr rreth 1400 ushtarë. Ai u shprej se qysh nga ajo kohë ka qenë në pritje të luftës në Kosovë për shkak ttë situatës që Kosova ndodhej aoskohe.

Ish-Ministri i Mbrojtjes, Bicaj, ka folur edhe për Betejën e Koshares dhe presidentin Ibrahim Rugova. /telegrafi/

Më Shumë

Prizren, mbahet gjallë tradita e hedhjes së “topit të iftarit”

Në qytetin e Prizrenit po vazhdon të mbahet gjallë tradita e hedhjes së “topit të iftarit” që paralajmëron hyrjen e kohës kur agjëruesit mund...

Malisheva deklason Gjilanin, Altin Aliu realizon “hat-trick”

Golin e parë e realizuan krejt në fund të pjesës së parë, me anë të qendërmbrojtësit, Arbër Prekazi. E pak pasi nisi fraksioni i dytë,...

Lajmet e Fundit