5 C
Prizren
E mërkurë, 1 Prill, 2026

Biden: Nëse ju arrini sukses, edhe rajoni do të ketë sukses

Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Joe Biden, gjatë konferencës së përbashkët me presidentin e vendit Hashim Thaçi, se po kthehet në Kosovë pas 7 viteve për të parë gjendjen.

Ai ka thënë se i pëlqen të vijë në Kosovë, pasi sa herë që kthehet në SHBA, ai kthehet më I gjallërishëm me një besim të madh, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Do të largohem nga ky vend sot pasdite me shpresë për rimëkëmbje, dhe mendoj se gjithmonë e kam mbajtur vëmendjen qysh kur kemi biseduar për pavarësinë. Kjo vizitë ka rëndësi për mua, gruan, djalin, nusen dhe dy nipërit e mi. Pata qejf që edhe ata të jenë këtu, ta shohin Kosovën dhe ta shijojnë atë”, ka thënë Biden.

Ai ka thënë se me Thaçin ka pasur një bisedë të gjatë.

“Këtu jam për një arsye shumë të rëndësishme e jo për ta nderuar vetëm djalin tim. Shpreh urime për zgjedhjen e Thaçit president dhe e di se sa shumë brengoseni ju për Kosovën dhe të ardhmen e saj. Ju gjithmonë e vini vendin në vend të parë, këtu jam për t’ju siguruar se SHBA do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë Kosovës gjithmonë, e s’po e them vetëm si shprehje amerikane, por ky është suksesi juaj i jashtëzakonshëm edhe për interesin e vendit tim. Nëse ju arrini sukses, atëherë edhe rajoni do të ketë sukses. Duhet të kemi një Evropë të lirë dhe të bashkuar, e kjo është shumë e rëndësishme për Kosovën”, ka thënë Biden.

Gjithashtu Biden ka theksuar se sot me familjen e tij do të marr pjesë në emërimin e një rruge me emrin e djalit të tij Beau.

“E falënderoj Mustafën, Thaçin dhe miqtë kosovarë për miqësinë që kanë treguar për mua dhe familjen time. E çmoj shumë një gjë të tillë”, ka thënë Biden

Më Shumë

Kosovë–Turqi në ekran të madh në Shatërvan

Prizreni do të marrë atmosferë festive të martën më 31 mars, kur në "Shatërvan" do të organizohet shikimi publik i ndeshjes mes Kosovës dhe...

18 vjeçari nga Opoja e Dragashit humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

Një i ri shqiptar nga Kosova, me inicialet Y.Z., ka humbur jetën në Austri si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi...

Lajmet e Fundit