Biden premton sisteme të mbrojtjes ajrore për Ukrainën pas sulmeve

Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka premtuar homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, se Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë vendit sisteme të avancuara ajrore pasi Rusia lëshoi raketa kundër qyteteve të shumta në Ukrainë, përfshirë kryeqytetin Kiev.

 

Biden e bëri këtë premtim në një telefonatë me Zelensky përpara një takimi urgjent të Grupit të Shtatë për të diskutuar mbështetjen për Ukrainën dhe mënyrën se si të mbajë Rusinë “përgjegjëse” për sulmet, të cilat vranë të paktën 14 persona, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

“Presidenti Biden u zotua të vazhdojë t’i ofrojë Ukrainës mbështetjen e nevojshme për t’u mbrojtur, duke përfshirë sistemet e avancuara të mbrojtjes ajrore”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

Biden i tha gjithashtu Zelensky-t se ShBA-ja dhe aleatët dhe partnerët e saj do të vazhdojnë të imponojnë kosto ndaj Rusisë, “duke e mbajtur Rusinë përgjegjëse për krimet e saj të luftës dhe mizoritë e saj dhe duke i ofruar Ukrainës ndihmë sigurie, ekonomike dhe humanitare”, tha Shtëpia e Bardhë.

Më Shumë

Qytetari e quan “xhenaze” kryetarin e Prizrenit, ky i fundit ia kthen: “Nëse ki fare familje, përshëndeti krejt me rend”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, përmes “Facebook”-ut i ka dërguar përshëndetje për të gjithë anëtarët e familjes së një komentuesi, i cili...

Rriten shtesat për lehonat, nga ky muaj secila nënë lehonë do të përfitojë 500 euro në muaj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vendosur që një vendim, i cili ishte paraparë të hynte në fuqi në muajin korrik, të zbatohet më...

Lajmet e Fundit