ngarkuara e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Susanne Sch?tz në intervistën për DW, shprehet optimiste për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe rrëfen për pritshmëritë e saj nga samiti i ardhshëm i Procesit të Berlinit. 

Po flasim për procesin  e Berlinit, për dhe Tregun e Përbashkët Rajonal. Ndërkohë, në rajon vazhdon ikja e kapitalit human. Për shembull, Shqipëria ka përqindjen më të lartë të emigrimit ndër vendet e Ballkanit Perëndimor. Më shumë se 1 milion shqiptarë kanë emigruar deri tani. Si mendoni ju, si mund të ndalohet ky fenomen?

Natyrisht, duhen krijuar  kushtet e duhura këtu në Shqipëri, që njerëzit të qëndrojnë, të shohin se e ardhmja për ata dhe fëmijët e tyre është këtu, në Shqipëri, në rajon. Ju e dini që Gjermania ka punuar për vite si një nga donatorët më të mëdhenj dypalësh për ta mbështetur Shqipërinë në krijimin e kushteve të duhura ekonomike dhe në fushën e arsimit, kemi punuar në sektorin e arsimimit për të rriturit. Përpiqemi të mbështesim Shqipërinë por natyrisht, me sa duket, kërkohen më shumë përpjekje, nisma nga vetë qeveria për të siguruar mundësitë e duhura të punësimi për njerëzit, që punësimi të bëhet në bazë të meritave, si edhe që lufta kundër korrupsionit të  bëhet shumë seriozisht dhe në mënyrë aktive.

Cili do të ishte mesazhi që Gjermania dhe BE do t’i përcillte qeverisë Rama, qeverisë së Shqipërisë për nismën e saj lidhur me planet e qeverisë për një amnistinë fiskale pa detyrimin për të deklaruar burimet e parave?

Është shumë e rëndësishme që Shqipëria tani do të punojë shumë ngushtë me Komisionin dhe shtetet anëtare, që të ?ojë përpara procesin e hyrjes në BE. Përsa u përket nismave legjislative, ato duhet të jenë,  si deri më tani, në përputhje me rregullat dhe rregulloret e BE-së. Lidhur me amnistinë fiskale BE është duke kryer konsultime nga afër me qeverinë shqiptare, dhe ka vënë në dispozicion ekspertë për ta këshilluar Shqipërinë për këtë nismë legjislative. Ne mendojmë që Shqipëria duhet të ndjekë ngushtësisht këshillat e BE-së për dizenjimin e kësaj iniciative.

Znj. Ambasadore, cili ishte qëllimi i vizitës suaj këtë herë në Tiranë?

Këtë herë erdha për të patur bisedime politike me përfaqësues të qeverisë, opozitës, gjithashtu të shoqërisë civile si edhe për të mbajtur konsultimet politike vjetore me Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë.

Cilat janë mesazhet që  keni përcjellë gjatë bisedimeve, që sapo i përmendët?

Ne jemi shumë të vetëdijshëm në Gjermani, në Europë por edhe në këtë rajon, që bota nuk është më e njëjta, pas 24 shkurtit. Fakti që Rusia është duke pritur regresionin e luftës kundër Ukrainës ka rritur ndjenjën e pasigurisë edhe në Ballkanin Perëndimor. Dhe natyrisht jemi të ndërgjegjshëm që gjithë Europa, por sidomos këtu, në këtë rajon, do të ketë sfida të shtuara ekonomike. Prandaj, jemi shumë të lumtur që në sfondin e kësaj lufte, BE dhe gjithashtu partnerët e tij në Ballkanin Perëndimor, kanë treguar unitet të madh në dënimin e luftës. Duhet  të them që ne kemi mirëpritur shumë që Shqipëria, por gjithashtu Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë qënë shumë të qarta dhe janë pajtuar 100 përqind me sanksionet e BE kundër Rusisë dhe Bjellorusisë

Vizita juaj këtë here në Tiranë ndodhi në prag të Samitit të 6 vendeve të Ballkanit Perëndinor, në kuadër të Procesit të Berlinit, më  3 nëntor, në Berlin. Si do ta karakterizoni ju situatën aktuale në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor?

Ne jemi shumë të lumtur që në 19 korrik Shqipëria nisi bisedimet e për anëtarësimin në BE. Ky është vërtet një moment historik në rrugën e Shqipërisë për t’u bërë anëtare e BE-së. Dhe po ashtu jemi shumë të lumtur që më në fund Maqedonisë së Veriut iu dha drita e gjelbër, sepse ishte një sinjal i rëndësishëm edhe për pjesën tjetër të rajonit, që procesi i zgjerimit të BE-së është ende dinamik dhe që premtimi që u është dhënë të 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor për t’u bërë anëtare të BE-së, është realitet. Ne jemi të bindur për këtë dhe do ta realizojmë. Ju përmendët Procesin e Berlinit dhe ne jemi shumë të lumtur që qeveria gjermane e kancelarit Scholz e ka marrë përsipër këtë iniciativë dhe do ta vazhdojë. Për dy vjet Procesi i Berlinit u zhvillua vetëm në format virtual dhe këtë vit për herë të parë, do të ketë përsëri takime në nivel ministror, të ministrave të jashtëm, atyre të ekonomisë dhe punëve të brendshme. Dhe më 3 nëntor do të jetë samiti i Procesit të Berlinit, i kryetarëve të shteteve dhe qeverive. Ne do të vazhdojmë me nismat e ndërmarra në kuadër të Procesit të Berlinit, që në fillim të tij, sidomos me agjendën e ndërlidhshmërisë, ndërlidhjen e njerëzve, rinisë dhe shoqërisë civile. Do të ketë edhe nisma të tjera si ato në energji, siguri dhe solidaritet dhe gjithashtu me vijimin e agjendës së gjelbër të BE-së. Një temë shumë e rëndësishme, në krye fare të agjendës së Procesit të Berlinit është arritja e marrëveshjes së Tregut të Përbashkët Rajonal që u hartua në vitin 2020, por që ende është duke pritur progres në 4 marrëveshjet, të cilat deri tani nuk janë nënshkruar për shkak të mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë. Por mund të them që po punojmë shumë për të kapërcyer problemet e mbetura brenda pak javëve të ardhshme, që Tregu i Përbashkët Rajonal të bëhet i aplikueshëm për të gjithë njerëzit në rajon. Jemi shumë të sigurt që do të jetë shumë i dobishëm për të gjithë: për të udhëtuar me kartat e identitetit,  për të njohur diplomat profesionale dhe gjithashtu kualifikimet akademike.