Biden vaksinohet të hënën kundër koronavirusit

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden do të vaksinohet të hënën kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Jen Psaki, e zgjedhur nga Biden si zëdhënëse i Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, njoftoi në një konferencë për media se Biden dhe Kamala Harris, e zgjedhura zëvendëspresidente e SHBA-së, do të vaksinohen kundër COVID-19, transmeton Atsh.

Duke deklaruar se Biden do të vaksinohet së bashku me bashkëshorten Jill Biden para kamerave të hënën, Psaki tha se Harris do të marrë vaksinën një javë më vonë, sipas protokollit.

Zëvendëspresidenti aktual, Mike Pence dhe presidentja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi morën dje vaksinën kundër COVID-19./atsh/

Më Shumë

Muriqi në “radarin” e Real Madridit

Rënia e skuadrës së Mallorcas nga La Liga, ka bërë që shumë skuadra të shprehin interesim për transferimin e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi. E...

Malisheva ashpërson masat ndaj ndotësve, Kastrati vlerëson kontributin e bizneseve

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka vlerësuar kontributin e bizneseve lokale në aksionin për pastrimin e ambientit, ndërsa njëkohësisht ka paralajmëruar masa...

Lajmet e Fundit