12 C
Prizren
E shtunë, 8 Nëntor, 2025

Bie numri i veprave penale në Prizren

Sot në orët e paradites, në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren është mbajtur një takim pune ku përveç eprorëve të policisë, morën pjesë edhe Kryetari i Gjykatës Themelore në Prizren, Ymer Hoxha dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore Sylë Hoxha.

Sipas raporteve dhe statistikave që u prezantuan para të pranishmëve u tha se në këtë gjashtë mujorë janë realizuar pothuaj të gjithë objektivat e parapara sipas planifikimit.

Veprat penale të raportuara në Rajonin e Prizrenit në krahasim me vitin paraprak janë më pak dhe sipas statistikave rezulton me minus 16.77%. Zbulimi i veprave penale ka ngritje për 13%.

Vrasjet 2014 Zero
Vrasjet 2015 dy
Lëndime i rënda trupore 2014: 28 raste
2015: 12 raste
Lëndime të lehta trupore 2014: 161 raste
2015: 133 raste
Vjedhje 2014: 268 raste
2015: 206 raste
Vjedhje të rënda 2014: 312 raste
2015: 271 raste
Grabitjet 2014: 19 raste
2015: 6 raste

Ndërsa sipas statistikave të trafikut rajonal thuhet se:

Aksidente me fatalitet në 2014: 7 raste
2015: 2 raste
Aksidente me lëndime 2014: 259 raste
2015: 201 raste
Me dëme materiale 2014: 524 raste
2015: 425 raste

Ngecje në realizimin e planifikimeve ka në realizimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata për gjobat e papaguara nga qytetarët që kanë kryer kundërvajtje./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vëllezërit Morina kishin nga dy plumba në trup, flet mjeku i Urgjencës në Malishevë

Mjeku i Urgjencës në Komunën e Malishevës, Festim Sylejmani, ka dhënë detaje të reja mbi vrasjen e dyfishtë që ndodhi sot në fshatin Gollubovc...

Varrosen vëllezërit që mbetën të vrarë nga dhëndri i tyre në Malishevë/VIDEO

Janë varrosur Driton dhe Naim Morina, dy vëllezërit që mbetën të vrarë në fshatin Gollubovc të Malishevës të enjten e 6 nëntorit. Në pamjet e...

Lajmet e Fundit