8.5 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Bie Qeveria Kurti, LDK del nga koalicioni me LVV-në

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur të dalë nga koalicioni qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje, pas vendimit të sotëm të kryeministrit Albin Kurti që të shkarkojë Agim Veliun nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Kryesia e LDK-së ka vendosur të inciojë mocion për rrëzimin e Qeverisë Kurti për shkak të mos heqjes së taksës, dhe vendimeve të njëanshme të kryeministrit Kurti, që kanë shkelë marrëveshjen e koalicionit, raporton Telegrafi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot e ka shkarkuar nga detyra ministrin Veliu, me pretekstin se ky i fundit, u deklarua kundër qëndrimit të kryeministrit të Republikës së Kosovës mbi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të situatës me coronavirus dhe se, sipas tij, Veliu ka përhapur panik, duke thënë se “numri i të prekurve po rritet prej ore në orë”.

Ky vendim i kryeministrit Kurti ka bërë që të mblidhet kryesia e LDK-së e cila në një mbledhje maratonike ka vendosur që të dalë nga koalicioni qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.
/Telegrafi/

Më Shumë

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurimin publik të Prizrenit

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër B.J., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën...

Bashkimi kërkon fitoren e dytë në Play-off ndaj Prishtinës

Bashkimi do të përballet sonte me KBF Prishtina në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Play-offit në Superligën e Femrave. Skuadra prizrenase e nisi në...

Lajmet e Fundit