8.3 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Bleona: Jam ndarë nga Gani, ai do jetë gjithmonë familja ime

BleonaQerreti-kengetareBleona Qereti, këngëtarja e suksesshme shqiptare që po tenton suksesin edhe në Amerikë, në një komunikim të fundit me “Bluetooth”, veç planeve për këngë të reja dhe një projekti të rëndësishëm televiziv, rrëfen edhe një të papritur. Ylli i skenës sonë pranon për herë të parë ndarjen nga bashkëshorti, Gani Bardha.

Ndonëse jo të martuar ligjërisht, marrëdhënia e tyre dashurore është mbyllur me konsensus. “Gani do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time, por rrugët tona tashmë janë ndarë. Është shumë e vështirë të mbash të gjallë një lidhje në distancë, megjithatë ai do të jetë gjithmonë familja ime”, thotë Bleona me zërin që i dridhet. Duket që nuk e ka pasur shumë të lehtë marrjen e këtij vendimi.

Bleona QerretiMegjithëse për shumëkënd Bleona është vajza e çmendur, që jeton pa kokëçarje, ata që e njohin e dinë mirë që ajo dhe Gani kanë pasur një lidhje të jetuar bukur, edhe në vitet e fundit të saj. Duke iu rikthyer sërish karrierës së saj në SHBA, pas debutimit për herë të dytë në festën më të madhe të komunitetit gay, ku ajo ishte ylli më i rëndësishëm i mbrëmjes, Bleona lançoi së fundmi këngën e re “FUIF”, për të cilën pritet të realizojë edhe videoklipin. Ajo pritet sakaq të realizojë një projekt të rëndësishëm televiziv, për të cilin nuk bën ende me dije detaje.

Më Shumë

Gjykata Supreme ia rrëzon ankesën e kandidatit për kryetar të Mamushës

Gjykata Supreme e ka refuzuar ankesën e kandidatit për kryetar të Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniç, nga subjekti politik Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP),...

Fedi sjell baladën e re ‘Nuk Kthehem’

Artisti i njohur Fedi ka publikuar këngën e tij më të re me titull “Nuk Kthehem”, një baladë e mbushur me ndjenja dhe emocione,...

Për Fatos Nanon

Lajmet e Fundit