24.9 C
Prizren
E premte, 20 Qershor, 2025

Bujar Qamili: Tërhiqem nga gara tek “Kënga ime”

87618Këngëtari shkodran, Bujar Qamili, një javë pas konfliktit me kompozitorin Aleksandër Lalo në paskuintat e festivalit “Kënga ime” në “Tv Klan”, ka vendosur të tërhiqet nga gara.

I pyetur nga gazeta “Panorama” në lidhje me këtë vendim, Qamili u shpreh: “ Miqtë e mi më të besuar më bindën se është më mirë për mua të tërhiqem nga gara, sepse pas konfliktit me Aleksandër Lalon gjërat nuk mund të jenë njësoj. E di që do të përballesha me gjykimin e njëanshëm të jurisë, ndaj dhe vendosa që të tërhiqesha më mirë”, tha Qamili. Në lidhje me deklaratën e Bujar Qamilit se adhuruesit e tij në Shkodër janë mërzitur shumë me Lalon, aq sa do ndalohet të hyjë tani e tutje në këtë qytet, Qamili sqaroi se: “Jo, kjo ishte thjesht një shaka. Tashmë jemi sqaruar dhe konfliktin personal me Lalon e kemi zgjidhur”.

Sherri mes Bujar Qamilit dhe kryetarit të jurisë së “Kënga ime”, Aleksandër Lalo, ndodhi në “Tv Klan” të dielën e kaluar, duke regjistruar kështu një ndodhi të pazakontë mes artistëve të këtij brezi në ambientet e një televizioni. Pas konfliktit, Bujari u shpreh se ishte fyer nga Lalo, pasi ai gjatë spektaklit u shpreh se Bujari i kishte futur mik për finalen. Nga ana tjetër, Lalo u përpoq ta zhdramatizonte konfliktin në deklaratat e tij mediatike.

Më Shumë

PDK-ja në Dragash reagon ndaj mungesës së qytetarëve në manifestimin e Ditës së Çlirimit

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Dragash ka reaguar ashpër pas manifestimit të organizuar nga Komuna për Ditën e Çlirimit, duke vënë...

Promovohet libri post-mortum i Metë Shatrit për historinë e arsimit në Prizren

Në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të profesorit dhe veprimtarit të njohur Metë Shatri, është përuruar libri post-mortum i tij me titull "Arsimi fillor...

Lajmet e Fundit