21.6 C
Prizren
E premte, 20 Qershor, 2025

Blerim Kuçi afër dorëheqjes

Sekretari i i përgjithshëm i AAK-së, Blerim Kuçi muaj më parë pati premtuar dorëheqjen nga posti i deputetit, nëse brenda këtij viti qeveria Haradinaj nuk arrin të realizojë premtimin për liberalizimin e vizave.

“Të paktën do jap dorëheqje nga posti i deputetit”, kishte thënë Kuçi në Rubikon të KTV-së

Kuçi kishte thënë se ky zotim i tij për dorëheqje nga posti i deputetit do të kryhet.

Por deklarata i komisionerit të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn ja lëshoj dritën e gjelbër Kuçit të jap jap dorëheqje, pasi Hahn tha se liberalizimi i vizave do pritet të ndodhë në vitin 2020, dhe jo në këtë vit.

Ai kërkoi nga kosovarët të kenë durim edhe për disa muaj që të merret pëlqimi nga të gjitha vendet anëtare të BE-së.

“Puna është kryer nga Kosova dhe ishte radha jonë të implementojmë dhe kjo ka nisur me raportin dhe është marrë Parlamenti, i cili ka vendosur me një shumicë. Tash çështja ndodhet në Këshillin Evropian, i cili merr më së shumti kohë për ta kaluar këtë hap të procesit dhe kam besim dhe se viti 2020 është më realisti, por mos u bëni peng i numrave”, porositi Hahn.

Më Shumë

Dardanet U18 intensifikojnë stërvitjet në Prizren para EuroBasketit në Lituani

Përfaqësuesja U18 e vajzave të Kosovës në basketboll është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për pjesëmarrje në FIBA EuroBasket U18 – Divizioni B, që...

Prokuroria nis hetimet për sulmin e një pjesëtari të komunitetit rom në Prizren, po analizohen video-incizimet

Një rast i rëndë ka ndodhur para disa ditësh në qytetin e Prizrenit ku një anëtar i komunitetit rom është sulmuar. Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore...

Lajmet e Fundit