Blerim Latifi: Vetëvendosje mund të fitojë në Prizren

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Latifi, ka parashikuar se Lëvizja Vetëvendosje mund ta fitojë Prizrenin, në zgjedhjet e 17 tetorit.

“Vetëvendosje mund ta fitojë Prizrenin”, tha Latifi në emisionin ‘Pressing’ në T7.

Latifi, tha se kandidati I PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, nuk është duke u ndihmuar nga partia.

“PDK-ja e ka një kandidat të mirë në Prizren, mirëpo duket se nuk janë duke I ndihmuar nga qendra”, tha ai.
Sipas tij, Totaj mund të ketë gjasa vetëm nëse shkon në balotazh.

Më Shumë

Në Prizren shënohet 27-vjetori i operacionit të UÇK-së `Shigjeta`

Sot në Prizren është shënuar 27-vjetori i operacionit “Shigjeta” i kryer nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Në këtë manifestim morën pjesë përfaqësues institucionalë, ish-komandantë...

Zhduket vajza 14-vjeçare në Prizren, dyshohet se iku me një të mitur tjetër

Një vajzë e mitur nga Prizreni është raportuar e zhdukur pasi është larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjes. Burime të Sinjalit bëjnë të ditur...

Lajmet e Fundit