14.9 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Blloku kërkon ndërhyrjen e presidentes, Jahjaga hesht

blloku opozitarKrijimi i rrethanave për konstituimin e kryetarit dhe organeve të Kuvendit nuk ka ndikuar në tejkalimin e ngërçit politik. PDK-ja përmes kryesueses Flora Brovina po refuzon të thërrasë vazhdimin e seancës, pa një marrëveshje tek presidentja edhe për Qeverinë.

Ndërkaq partitë e bashkuara rreth koalicionit VLAN nuk kanë ndonjë qëndrim se si të veprojnë, nëse Brovina nuk e thërret seancën. Opozita sytë i ka drejtuar nga presidentja Jahjaga, prej së cilës kërkojnë që t’i bëjë presion kryesueses. Por ajo nuk është deklaruar me gjithë lëvizjen nga ana e bllokut.

Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, ka thënë për “Kohën Ditore” se vonesat për thirrje të seancës janë të paarsyeshme dhe zvarritje e qëllimshme prej PDK-së. Por ai ka mohuar të kenë diskutuar për veprimet që mund t’i ndërmarrin nëse Brovina nuk e thërret seancën këtë javë. Ky koalicion më herët pati thënë se i ka nënshkrimet e nevojshme për ta ftuar vetë seancën, por nuk i ka vënë në zbatim.

“Ne po presim dhe ajo (kryesuesja) duhet t’i ftojë deputetët ta vazhdojnë seancën aty ku ka mbetur. Tashmë janë eliminuar arsyet, pse të mos thirret seanca. Ne nuk kemi ndonjë qëndrim nëse ka refuzim, por presim që presidentja e vendit ta luajë rolin e saj për garantimin e funksionimit të institucioneve. Pra, ajo duhet të marrë një vendim që të mos ketë më tutje vonesa”, ka thënë Rugova. “Pas konstituimit të Kuvendit krijimi i Qeverisë do të jetë më i shpejtë. Në atë periudhë ecën sahati, për shkak se ekzistojnë afatet kohore”./koha ditore/

Më Shumë

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Rahovec, marrin para dhe stoli ari

Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Patoqan të Ulët të Rahovecit. Sipas policisë në cak të hajnave kanë qenë stolitë...

14 Marsi, “Dita e Verës” dhe historia e festës

Dita e Verës është një nga festat më të bukura dhe më të lashta shqiptare, e cila simbolizon ringjalljen e natyrës, ardhjen e pranverës...

Lajmet e Fundit