11.4 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

Blloku nuk ka vendosur për seancë dhe pikën 127

DonikaKadaj-Bujupi-aakBlloku LAN dhe VV, ende nuk ka vendosur nëse gjatë javës së ardhshme do të thërrasin seancë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, në rast të heshtjes së Flora Brovines. Blloku nuk ka marrë asnjë vendim edhe për mundësinë e dërgimit të pikës 127 për sqarim në Gjykatën Kushtetuese.

Koalicioni LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje, nuk kanë bërë të ditur nëse do të thërrasin seancë në Kuvendin e Kosovës, gjatë javës së ardhshme në qoftë se kryesuesja Flora Brovina, nuk e bënë një gjë e tillë.

Zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), parti kjo e cila nga koalicioni LAN, ka të nominuar kryetarin Ramush Haradinaj për kryeministër të vendit, kanë thënë se ata do të vazhdojnë si shumicë parlamentare për ndryshim në vend, por nuk kanë treguar nëse gjatë javës që vjen do të tentojnë të zgjidhin kryesinë e Kuvendit.

Donika Kadaj-Bujupi nga deputete e AAK-së, ka thënë për lajmi.net se Kosova nuk mund të mbetet peng e individëve dhe se ata do të vazhdojnë përpjekjet e tyre si shumicë parlamentare.

Por e pyetur nëse do thërrasin seancë dhe do të provojnë të zgjedhin kryesin e Kuvendit, ajo ka thënë detajet do të bëhen të ditura nga liderët e partive.

“Askush nuk ka të drejtën ta bllokojë çështjen e konstituimit të organeve në Kuvend, sidomos këtë të drejtë nuk e kanë një pakicë parlamentare e cila tash e katër muaj po e mban vendin peng duke mos lejuar formimin institucionet aq të nevojshme”.

“Kjo po shihet edhe në Raportit e Progresit që tregon se ky vend kërkon ndryshime substanciale. Prandaj veprimet tona do të jenë në këtë frymë dhe konform interesave të qytetarëve të Kosovës, duke vazhduar rrugëtimin tonë si një shumicë absolute parlamentare, në konstituimin e Kuvendit të cilat do ti hapin dyer edhe formimit të qeverisë së re”.

“Detajet do t’i u bëjmë të dituar gjatë javës, unë sot nuk mund të flas për detaje ato do të bëhet të ditura nga liderët pas takimeve të radhës dhe vendimeve të marra”.

“Nëse zonjën Brovina e kap skleroza po e them hipotetikisht edhe nuk e thirr asnjëherë seancën, kjo nuk do të thotë që Kosova duhet të mbetet pengë i një individi ose një mosgatishmërie për të vepruar konform rregullores së Kuvendit, konform ligjeve në fuçi”, ka thënë ajo.

Kadaj-Bujupi, nuk ka treguar nëse blloku ka marrë ndonjë vendim për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese, për sqarim pikën 127.

Ka thënë se edhe për këtë do të njoftojnë me kohë, ndërkaq është shprehur se pika 127 për kundër brishtësisë së saj, është pikë e cila ofron mundësi për daljen nga situata e tanishme.

Më Shumë

Pas triumfit në Big Brother VIP Albania, Gjesti bën hapin e ri për t’u rikthyer në muzikë

Pas triumfit të tij të madh në spektaklin Big Brother VIP Albania 4, duket se suksesi i këngëtarit të njohur Gjesti po merr përmasa...

Përleshje mes babait dhe djalit në Prizren

Një mosmarrëveshje familjare mes një babai dhe djalit të tij ka eskaluar në dhunë fizike brenda shtëpisë familjare në Prizren. Kliko videon:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1639600633358898 Sipas burimeve të Sinjalit...

Lajmet e Fundit