26.2 C
Prizren
E mërkurë, 9 Korrik, 2025

Bojkot, fyerje dhe ofendime në debatin për arsim në Kuvendin e Prizrenit

Kuvendi i Prizrenit, ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme të kërkuar nga PDK-ja, ku është debatuar për gjendjen në arsim. Kjo mbledhje është përshkruar me debate jo të zakonshme ku pati ofendime e fyerje. Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Prizrenit, ende pa filluar kishte rrjedhë jo të zakonshme, pasi kuvendarët e LDK-së e bojkotuan atë.

Shefi i GK të këtij subjekti politik, Haziz Hodaj, tha se arsyet e mospjesëmarrjes sonë në seancë, janë pakënaqësitë të cilat i kemi shprehur edhe më herët rreth emërimit të drejtorëve të shkollave.Ai tha se, drejtori i Arsimit “do të jetë i burgosur i ndërgjegjes së vet, i besimit të qytetarëve” ndërsa shtoi se përgjegjësia për gjithçka që ndodh në arsim bie në kryetarin e komunës. Në anën tjetër, ne sallë kishte filluar debati për gjendjen në arsimin prizrenas, me ç’rast shefi i GK të PDK-së, Simir Krasniqi, akuzoi drejtorinë komunale të arsimit dhe qeverinë Haskuka, për politizim, nepotizëm dhe shkelje të ndryshme ligjore, duke i përmendur si arsye të thirrjes së kësaj seance.

Pas tij foli kuvendari nga Nisma Socialdemokrate, Pranverim Berisha, i cili tha se gjendja në arsim është si rrjedhojë e qeverisjes kriminale me Prizrenin nga PDK-ja, dhe se ajo nuk mund të rregullohet brenda natës, duke përdorur edhe një fjalor jo të zakonshëm ndaj kësaj partie dhe zyrtarëve të saj.

Lidhur me këto akuza dhe ofendime, në të njëjtën mënyrë ishte edhe reagimi i shefit të GK të PDK-së, Simir Krasniqi. Më pas, situata disi u qetësua, edhe pse kritika të reja në adresë të drejtorisë së arsimit drejtuan edhe kuvendarë të tjerë të PDK-së dhe shefi i GK të AAK-së, Ilir Baldedaj, madje ky i fundit hodhi akuza për shkelje ligjore në formimin e komisioneve rreth konkursit për zgjedhjen e drejtorëve.

Në të gjitha këto kritika e akuza, në fund u përgjigj drejtori i Arsimit, Skender Susuri, i cili tha se është i vetëdijshëm për ekzistimin e shumë problemeve të cilat janë grumbulluar që nga paslufta në këtë sektor, por, ai tha se , është duke e u angazhuar maksimalisht në bazë të kompetencave ligjore që të ushtroj pozitën e drejtorit të arsimit, në shërbim të ndryshimeve pozitive në këtë sektor. Dhe njoftoi se në fund të vitit, do të flas edhe me kryetarin e komunës, që mund të jetë takim përcaktues rreth të ardhmes së tij në këtë pozitë.

Para se të fliste drejtori Susuri, shefi i GK të PDK-së, Simir Krasniqi, kërkoi nga bashkëpartiakët e tij që ta lëshojnë mbledhjen, pasi që ata kërkonin përgjigje nga kryetari i komunës për çështjet e ngritura, dhe se në mungesë të tij, ata nuk do dëshironin të dëgjonin përgjigje, shumicën e së cilave i kishte dhënë në mbledhjet e kaluara drejtori i arsimit. Mirëpo, një kërkesë e tillë, nuk u përfill nga shumica e bashkëpartiakëve të tij, dhe ai u largua nga salla i shoqëruar vetëm nga kuvendari, Sulltan Badalli./tvpz/

https://web.facebook.com/prizreni.tv/videos/160687664868126/

136 shikime

Më Shumë

Muhamed Krasniqi i bashkohet Drinit të Bardhë

Drini i Bardhë ka prezantuar përforcimin më të ri në skuadër, mbrojtësin Muhamed Krasniqi. Lojtari me përvojë nga Prizreni ka qenë më parë pjesë e...

Keqpërdorimi i ujit në Rahovec, Komuna dhe KRU “Gjakova” nisin aksion kundër abuzimeve

Me rritjen e temperaturave, shtohet edhe nevoja për ujë, por edhe përgjegjësia për përdorimin e tij. Kryetari i Komunës së Rahovecit, Latifi, zhvilloi sot...

Lajmet e Fundit