6.1 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Bolton: Trumpi nuk ka kërkuar pakësimin e trupave amerikane në Korenë e Jugut

Presidenti Donald Trump nuk i ka kërkuar Pentagonit të shqyrtojë mundësinë e pakësimit të numrit të trupave amerikane që ndodhen në Korenë e Jugut, ka thënë këshilltari për Sigurinë Kombëtare John Bolton.

Komentet e zotit Bolton vijnë pas një shkrimi të botuar dje në gazetën New York Times, që citonte disa persona në dijeni të çështjes. Sipas gazetës presidenti po kërkonte opsione për të ulur numrin e trupave amerikane të vendosura në Korenë e Jugut, transmeton Zëri i Amerikës.

Sipas zotit Bolton, “shkrimi i New York Times është i pakuptimtë. Presidenti, tha ai, nuk i ka kërkuar Pentagonit të shqyrtojë mundësinë për uljen e numrit të trupave amerikanë atje”.

Ndërhyrjet e mundshme të Presidentit Trump në gadishullin Korean vijnë ndërsa ai pritet të takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un lidhur me programin e armëve bërthamore të Phenianit.

Administrata Trump është e angazhuar gjithashtu edhe në përpjekjet për të siguruar lirimin e tre amerikanëve të burgosur në Korenë e Veriut.

Më Shumë

Legjenda e rock-ut Bryan Adams vjen për koncert në Kosovë më 27 qershor

Ylli botëror i muzikës, Bryan Adams, do të performojë për herë të parë në Kosovë në kuadër të turneut të tij evropian. Sipas datave zyrtare...

Sulm ndaj zyrtarit policor në Samadrexhë, arrestohet i dyshuari

Një incident është raportuar mëngjesin e së martës në fshatin Samadrexhë të Suharekës, ku një person dyshohet se ka tentuar të sulmojë zyrtarët policorë...

Lajmet e Fundit