27.3 C
Prizren
E premte, 12 Shtator, 2025

“Bomba” e merkatos, Milan akord me Gareth Bale

“Pas zyrtarizimit të Tonalit dhe Brahim Diaz, Milan është gati të plas “bombën” e kësaj merkato. Nga Anglia vjen lajmi se kuqezinjtë kanë një akord verbal me Gareth Bale. Uellsiani ka dalë totalisht nga planet e Zinedine Zidane dhe tashmë kërkon një jetë të re, larg Real Madrid.

Milan është gati të përfitojë nga këto mosmarrëveshje, edhe pse mbetet problem paga e lartë e futbollistit. Fillimisht duhet gjetur një akord me Real-in që nuk dëshiron të privohet nga një lojtar si Bale.

Alessandro Florenzi mund të konsiderohet tashmë një futbollist i PSG. Mesfushori italian i Romës ka zbarkuar në kryeqytetin francez, ku fillimisht do të kryej vizitat mjekësore dhe më pas do të firmos me kampionët e Francës. Transaksioni: huazim me të drejtë blerje në verë 2021.

E ardhme larg Serie A italiane dhe për Gonzalo Higuain. Pas shumë diskutimesh, argjentinasi është një futbollist i lirë. Juventusi ka prishur kontratën me sulmuesin dhe tashmë është i lirë të zgjedh skuadrën e re. Interes për Higuain ka nga klubi amerikan, Inter Miami që shumë shpejt mund ta prezantojë si blerjen më të re.

I menjëhershëm ka qënë edhe lëvizja e torinezëve. Bardhezinjtë kanë nisur kërkimet për një sulmues të ri dhe në krye të dëshirave mbetet francezi i Chelsea, Olivier Giroud. Madje mediat ndërkombëtare kishin konfirmuar edhe akordin mes palëve, por gjithçka u hodh poshtë nga agjenti i lojtarit. Vendin bosh mund ta zë talenti i shitur dy vite më parë te Everton, Moise Kean.

Lëvizje dhe tek Interi. Marcelo Brozovic ka përfunduar në radarët e Monakos. Kalimi i kroatit në principatë do të sillte fonde të mjaftueshme të zikaltrit që tashmë nuk e fshehin dëshirën për të firmosur me N’golo Kante. Në dalje gjendet edhe Diego Godin, për të cilin ka interes nga Cagliari dhe Fiorentina.

Më Shumë

Prizreni përfiton internet publik falas përmes projektit evropian WiFi4WB

Kryetari i  Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se Komuna e Prizrenit është përzgjedhur për të përfituar nga iniciativa WiFi4WB, që do të...

74 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit