24.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

“Bombardohet” Ramadan Muja

RamadanMuja14-01Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja është “bombarduar” me akuza në debatin e fundit publik me qytetarët. Ai është akuzuar për mungesë të transparencës dhe shkelje të ligjit.

Elmedina Baxhaku nga OJQ “EC Ma Ndryshe”, ia ka rikujtuar Mujës refuzimin e Forumit Transparenca për një debat të hapur. Sipas saj, me këtë veprim Muja ka treguar se nuk është transparent me publikun.

Ndërkaq, Asllan Shala, ka akuzuar Ramadan Mujën se për marrjen e lokalit të Komunës në mënyrë jo ligjore.

“Posedoj shumë fakte për keqpërdorime nga zyrtarët e lartë komunal me të cilët tash e tutje do të merret Prokuroria”, tha Shala.

Drejtori i Urbanizmit, Nijazi Kryeziu, tha ndërkaq se kur implementohet ligji “një gjë e tillë dikujt si konvenon sikurse ishte rasti i Asllan Shalës”.

“Kërcënimet janë të pa baza”, tha Kryeziu, transmeton TV Prizreni.

Përfaqësuesi i fshatit Landovicë, Fadil Berisha, kërkoi nga Komuna e Prizrenit që të marrin masa konkrete në zgjidhjen e problemit të Deponisë Regjionale që ndodhet në afërsi të këktij fshati.

Ndërkaq, kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja tha se nga periudha janar deri më datën 11 dhjetor, buxheti komunal është realizuar për 79 për qind.

“Pritjet tona janë se deri në përfundim të vitit ky realizim të arrijë deri në shifrat 85 për qind”.

Ai tha se përkundër vështirësive në inkasimin e mjeteve vetanake buxehtore, kokëçarje na ka sjell edhe ngërçi politik si pasojë e zhvillimeve.

“Përkundër këtyre vështirësive jemi munduar që racionalisht të shpenzojmë buxhetin, ndërsa për vitin në vijim kemi hartuar një buxhet, i cili është miratuar nga Kuvendi në bazë të kërkesave dhe prioritete që na janë sygjeruar nga qytetarët”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Askush përveç vetes sonë nuk mund të na lirojë mendjen

Thënie nga Bob Marley – “E vërteta është se çdo njeri do t’ju lëndojë; ju thjesht duhet ta gjeni personin për të cilin ia vlen...

Egzon Pireci publikon këngën e re

Këngëtari Egzon Pireci ka lansuar projektin e tij të radhës. Kënga mban titullin “Për ty jam betu” dhe i referohet çifteve të martuara. https://youtu.be/ND4BQG-zdAc?fbclid=IwY2xjawC1i9RleHRuA2FlbQIxMAABHTf30cngwp7vdNTzlHnGxQKJCmlN6_586TdK7tUo6QzHh0_WtQ5OCM7UCw_aem_AdS3WMbO2apfTwTXA6ANETEQJdvBv-_29N1MJ1-5mxEnjIftVTx5E4cl3SRfV28AmJKt07iVTEH_MKC_o7PbXBtB Marketing https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/ https://prizrenpress.com/guraziu-ne-prizren-me-20-vjet-pervoje-pune-ne-vendosjen-e-dyerve-laminatit-parketit-kuzhinave-dhe-dhomave-te-fjetjes/ https://prizrenpress.com/adi-plast-ne-prizren-nje-emer-i-njohur-ne-tregun-e-kosoves-dhe-nderkombetar-per-vendosjen-e-dyerve-dhe-dritareve/ https://prizrenpress.com/kompleksi-newco-elan-ofron-banesa-te-endrrave-tuaja-ne-zemer-te-prizrenit/ https://prizrenpress.com/banesa-ne-shitje-nga-renelual-tahiri/

Koha dritëplotë

Lajmet e Fundit