Borrelli për takimin me Kurtin e Vuçiqin: Shpresoj ta pranojnë propozimin evropian

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, për “Deutsche Welle” ka folur në lidhje me takimin me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili pritet të zhvillohet me 27 shkurt.

 

Ai ka thënë se ajo do të jetë një ditë me plot diskutime dhe është shprehur se shpreson që Kurti e Vuçiqi ta pranojnë planin evropian, përcjell Klankosova.tv.

“Jam takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Do të takohem me të dy në Bruksel më 27 shkurt, pra po i kam ftuar ata të vijnë për të pasur një ditë të plotë me diskutime, sepse është një propozim në tryezë. Dhe unë shpresoj që ata të jenë në gjendje ta pranojnë këtë propozim si rrugë për t’i normalizuar marrëdhëniet mes tyre”, është shprehur Borrelli.

Më Shumë

Kolpa vjen në Prizren, konfirmohet për Rock & Blues Festival 2026

Prizren Rock & Blues Festival ka vazhduar zbulimin e artistëve që do të performojnë në edicionin e katërt të festivalit, duke konfirmuar grupin e...

Përurohet Kulla e Lirisë në Dobërdolan të Suharekës

Ish-komandantë të Zonave Operative të luftës së UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, veteranë të luftës, përfaqësues diplomatikë dhe qytetarë të shumtë, morën pjesë në përurimin...

Lajmet e Fundit