13.3 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Borxhi ndaj Devollëve, i bllokohen përsëri llogaritë Telekomit

Kompanisë publike, Telekomit të Kosovës iu janë bllokuar mëngjesin e ditës së sotme llogaritë, si pasojë e borxhit që ka ky institucion ndaj kompanisë së Devollëve, Z-Mobile, raporton Gazeta Express.

Lajmin e ka konfirmuar për Express-in kreu i Sindikatës së Telekomit, Lamih Balaj.

Balaj thotë se ka biseduar për këtë temë më kryeministrin dhe Ministrin e Ekonomisë.

Megjithatë, shton se nuk ka pasur asnjë sqarim nga strukturat e kompanisë.

“Janë bllokuar llogaritë e Telekomit. Me kryeministrin kam biseduar me zyrën e ministrit kam qenë në në një takim, po duhet prej Telekomit me marrë përgjigje. Sot ka ndodhë gjatë ditës do t’i bëjmë publike hapat se çka do të veprojmë”, ka thënë ai.

Sindikata e Telekomit tutje ka kërkuar se të shkarkohet bordi i kësaj ndërmarrje.

“Duhet me dhanë përgjegjësi Bordi i jashtëligjshëm, kërkojmë sa më parë të shkarkojnë një borxh që nuk i ka interesuar gjendja në Telekom dhe është duke punuar për interesa personale”, ka thënë ai.

Kjo nuk është hera e parë që kësaj kompanie iu janë bllokuar kompanitë si pasojë e borxhit që kanë ndaj Z-Mobile.

Më Shumë

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet heroi Besim Ndrecaj

Besim Ndrecaj është dëshmor i kombit , i cili u vra më 3 maj të vitit 1995 nga forcat serbe në Suharekë. Ishte ai që...

Këta janë 4 lojtarët që udhëhoqën Bashkimin dhe Borën në këtë seri me më së shumti pikë

Në serinë gjysmëfinale mes Bashkimit dhe Borës, përgjegjësinë kryesore në sulm e kanë marrë liderët e dy skuadrave, të cilët kanë qenë vendimtarë në...

Lajmet e Fundit