21.7 C
Prizren
E enjte, 11 Shtator, 2025

Bosi i Cosa Nostra-s i kafshon dhe i gëlltit gishtin një polici: Unë ju ther si derra!

Bosi i Cosa Nostra i ka kafshuar gishtin e vogël një polici dhe e ka gëlltitur atë.

Akt është bërë nga Giuseppe Fanara, bosi i Cosa Nostra, i burgosur në qelitë “41 bis” në burgun Rebibbia në Romë, pas një dënimi të përjetshëm.

Lajmi u raportua nga e përditshmja Il Messaggero.

Si ndodhi ngjarja?

Më 17 qershor, gjatë një kontrolli brenda qelisë së tij, Fanara humbi toruan dhe sulmoi shtatë oficerë të policisë së burgut.

Fanara dyshohet se sulmoi njëri prej policëve, e kapi për qafë dhe e rrëzoi përtokë.

Mnedohet se në këtë moment ai i ka kafshuar gishtin e vogël të dorës së tij të djathtë, i cili nuk është gjetur akoma.

Kjo është arsyeja pse hetuesit mendojnë se gishti është gëlltitur nga Fanara.

Fanara më pas u përpoq të frikësonte policinë edhe me fjalë: Unë ju ther si derra!

U deshën disa orë që oficerët mund ta qetësonin atë.

Ky episod i kushtoi Fanara-s një masë të re parandaluese për rezistencën dhe dëmtimet e rënda.

Tani ai është transferuar në Sassari në një burg të sigurisë maksimale.

Më Shumë

Arrestohen tre të dyshuar për mashtrim në Prizren

Policia e Kosovës në Prizren ka vënë në pranga tre persona të dyshuar për veprën penale të mashtrimit. Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në...

Fletëvotimet për zgjedhjet lokale në Prizren, gati për qytetarët

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se tashmë janë finalizuar fletëvotimet për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025 në Kosovë. Qytetarët e Prizrenit,...

Lajmet e Fundit