Bosnjës i kërkohet heqja e vizave për kosovarët

Përfaqësuesi i partisë social-liberale “Partia Jonë” (Nasa Stranka) në Parlamentin e Federatës së Bosnje e Hercegovinës, Dennis Gratz, ka kërkuar nisjen e procesit të heqjes së regjimit të vizave nga Bosnja për qytetarët e Kosovës.

Gratz mendon se në vend të ‘deklaratave të zbrazëta’ për njohje e cila nuk mund të ndodhë pa mbështetjen e anëtarit të Presidencës që zgjidhet nga Republika e Serbisë, politika në Sarajevë duhet të veprojë drejt çështjeve konkrete – mundësimin e lirisë së lëvizjes mes qytetarëve të Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, raporton agjencia e lajmeve “Fena”.

“Bosnja e Hercegovina, për shkak të kontekstit të mëhershëm specifik politik, praktikisht ka vendosur që të ndjek politikën e Serbisë në raport me Kosovën. Megjithatë, në praktikë, raportet me Prishtinën dhe Beogradin janë të qeta, dhe jemi ne ata që pengojmë”, ka thënë Gratz, transmeton Koha.net.

Ai shton se Kosova është një treg jashtëzakonisht i rëndësishëm i eksportit për Bosnjën dhe se mes qytetarëve të Bosnjës dhe të Kosovës ekzistojnë lidhje të pandashme biznesore, akademike e kulturore, por edhe lidhje të shumta familjare.

“Dhe përderisa politika zyrtare shpesh premton dhe flet për disa ndryshime të mëdha, unë do t’i lusja të nisin nga të voglat, të heqim regjimin e vizave me Kosovën”, ka kërkuar Gratz.

Përfaqësuesi i “Partisë Sonë” thotë se çështja e lirisë së lëvizjes nuk ka asnjë lidhje me atë që burokracia e quan “paragjykim në statusin e Kosovës”.

“Duhet ndërmarr ky hap sepse është në interes të bashkëpunimit ekonomik e shoqëror, dhe nuk i bën dëm askujt”, ka përfunduar Gratz.

Më Shumë

Gjashtë serbë arrestohen afër manastirit në Prizren

Gjashtë serbë janë arrestuar sot në Prizren afër Manastirit “Shën Arangjeli”. Detaje për arrestimin e tyre ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin...

Totaj akuzon Qeverinë për korrupsion: Ka dhënë 2555 kontrata pa tender për 300 mln euro

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka akuzuar qeverinë në detyrë se e njëjta është e korruptuar. Përmes një postimi në Facebook, Totah tha se nga...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit