4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Botimi i librave për kokë banori, Kosova më së paku në rajon

Librat6-04Në Kosovë vazhdimisht potencohet fakti, se lexohet fare pak. E sigurisht si rezultat i kësaj, edhe botimi i librave është i varfër. Kosova boton libra më së paku në rajon, në mesataren për kokë banori.

Është Britania e Madhe, vendi që kryeson për botimin e librave. Ky vend boton mesatarisht 2875 libra për një milion banorë. E në rajonin tonë, është Mali i Zi, vend me rreth 620 mijë banorë, që duket të jetë më i përkushtuar ndaj librit.

Vitin e kaluar Mali i Zi, sipas të dhënave në Bibliotekën Kombëtare të këtij vendi, atje janë botuar 1200 tituj.

Kur llogaritet numri i popullsisë dhe numri i titujve të botuar atëherë del se në Mal të Zi botohen 1854 tituj librash për një milion banorë.

Menjëherë pas Mali i Zi, vjen Kroacia me 1511 tituj për një milion banorë, e pasuar nga Serbia me rreth 1458 tituj, apo gjithësejtë 10500 tituj gjatë një viti.

Në renditje, pas Serbisë, vjen Maqedonia, që sipas të dhënave nga Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare në Shkup, vitin e kaluar janë publikuar 2684 tituj. Nëse merret parasysh numri i popullsisë në këtë vend që është rreth dy milionë banorë, atje botohen 1342 tituj për një milion banorë.

Ndërsa, vendet ku libri botohet më së baku në rajon, janë Shqipëria, Bosnje e Hecergovina dhe Kosova.

Të dhënat nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë tregojnë se në vitin 2014 janë botuar 2650 tituj librash. Sipas të popullsisë së këtij shteti, i cili aktualisht arrin në rreth 2.9 milionë milion banorë, atje del të botohen 913 tituj për një milion banorë.

E fundit vjen Kosova. Të dhënat nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës, tregojnë se vitin e kaluar janë botuar 1260. Nëse merret parasysh numri i popullsisë që është afër 2 milionë banorëve, atëherë del se në Kosovë brenda një viti botohen 652 tituj të librave për një milion banorë. /lajmi.net/

Më Shumë

Beteja për titull zhvillohet në Suharekë

Ndeshje vendimtare për titullin e kampionit mund të jetë derbi që zhvillohet sot (e shtunë) në Suharekë mes liderit aktual në elitë, Ballkanit dhe...

Promovohet libri “Fotografitë që pavdekësuan Prizrenin”

Libri " Fotografitë që pavdekësuan Prizrenin" i autorit Salajdin Krasniqi u promovua mbrëmë në Prizren . Libri është vlerësuar lartë. Redaktori Dr. Nexhat Çoçaj tha se...

Lajmet e Fundit