7.8 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Brazilianët do të fitojnë nga 860 mijë euro për triumf në Botëror

Anëtarët e Përfaqësueses së Brazilit do të fitojnë nga 860 mijë euro për kokë nëse fitojnë Kupën e Botës këtë verë.

Bonusi masiv do t’u jepet edhe seleksionuesit Tite dhe stafit të tij të trajnerëve, nëse Brazili fiton për herë të gjashtë titullin e botës, shkruan Koha Ditore.

Gazeta braziliane “Fola de Sao Paulo” raporton se këto para janë rezervuar nga Federata e Futbollit e Brazilit (CBF) dhe është shumë e përafërt me shpërblimin rreth 30 milionë funte (34.35 milionë euro) që do të marrë nga FIFA nëse fiton titullin.

Për Brazilin ka qenë prioritet të japë një stimulim të madh para se të niset për në Rusi, ku do të shikojë të përmirësojë gabimet e katër vjetëve më parë, kur u turpërua në gjysmëfinale në Botërorin në shtëpi nga Gjermania.

Më Shumë

Policia shqipton 2289 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara për shkelje të rregullave të komunikacionit ka shqiptuar 2.289 gjoba në...

Peja 03 pret Bashkimin në finalen e dytë të Play-off-it

Sot zhvillohet ndeshja e dytë finale e Play-off-it në Superligën e Femrave, ku Peja 03 përballet me Bashkimi në palestrën “Karagaçi”, me fillim nga...

Lajmet e Fundit