6.7 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Bregoviq konfirmon pjesëmarrjen e tij në Korçë, pas Shqipërisë mban koncert në Moskë

Këngëtari Goran Bregoviq ka konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen në Festivalin e Birrës në Korçë më 22 gusht, raporton Gazeta Express.

Bregoviq pas Korçës do të performojë në kryeqytetin e Rusisë, Moskë më 26 gusht. Datat e koncerteve të Bregoviq janë publikuar edhe në uebfaqen e tij zyrtare.

Teksa dita e performances së tij afrohet, duket se edhe reagimi qytetar po ndizet. Kjo pasi qytetarët kanë mbuluar me ngjyrë fytyrën e këngëtarit në posterë si dhe kanë shkruar vitin 1999, kohën kur Serbia pushtoi Kosovën duke vrarë mijëra persona e dëbuar nga vendi i tyre.

Më Shumë

Modern Talking për herë të parë në Kosovë, Thomas Anders & Band do të performojnë në HardhFest

Në kuadër të edicionit të radhës, festivali Hardh Fest do të mirëpresë një nga emrat më të njohur të muzikës pop të viteve ’80....

Totaj priti zyrtarët e AKP-së, diskutojnë për menaxhimin e pronave dhe rritjen e efikasitetit në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka pritur sot në takim pune zyrtarët e Agjencia Kosovare e Privatizimit, me të cilët ka diskutuar për koordinimin...

Lajmet e Fundit