9.6 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

Brovina: Nëse Blloku ka zgjidhje, do ta thërrasë seancën

FloraBrovina14-08Pa pasur ndonjë marrëveshje mes dy blloqeve politike, kryesuesja e Kuvendit, Flora Brovina, nuk e ka ndërmend të thërras seancë.

Brovina thotë se nuk i ka marrë ende konkluzionet e debatit të Bllokut, por nëse ata kanë zgjidhje, do ta thërras seancën për 24 orë. Ndërkohë, kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se Gjykata Kushtetuese është e udhës të sqarojë sesi mund të zbatohet vendimi i saj, në kushtet kur PDK nuk ka përkrahjen e shumicës në Kuvend.

Kryesuesja e Kuvendit Flora Brovina nuk e ka ndjekur seancën e djeshme të thirrur nga Blloku LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje, e të cilën e udhëhoqi deputetja më e re, Teuta Rugova. Për shkak të obligimeve familjare, Brovina tha se nuk e ka ndjekur këtë seancë, por gjithsesi ka një mendim për debatin e zhvilluar aty.

“Ata e bënë kërkesën, për çka? Për një debat që e dëgjuam dhe e kemi dëgjuar gjithherë. Kurrfarë debati. Në rend të ditës seanca konstituive nuk e ka debatin, sepse është në përfundim të seancës, është pika e tretë, nuk ka pikë shtesë”, tha Brovina.

Brovina tha se ende nuk i ka marrë me shkrim konkluzionet që dolën nga ky debat i deputetëve të Bllokut.

“Në qoftë se kanë një zgjidhje unë për 24 orë e thërras seancën”, tha Brovina.

Sidoqoftë, deputetja më e vjetër e Kuvendit thotë se për ta thirrur seancën, duhet të ketë ndonjë rezultat sa i përket marrëveshjes mes dy blloqeve politike.

“Të shohim, mund edhe ta thërras. Varet se a do të kemi një rezultat apo jo, a kemi temë çka të bisedojmë, pra ta zgjidhim këtë problem”, tha Brovina për Radio Kosovën.

Ndërkohë, kreu i LDK-së, Isa Mustafa në rrjetit social Facebook ka thënë janë dy zgjidhje, PDK-ja të tërhiqet nga e drejta që ia ka dhënë Gjykata Kushtetuese për kryeparlamentarin, ose Gjykata Kushtetuese të sqarojë sesi mund të zbatohet vendimi i saj, në kushtet kur PDK nuk ka përkrahjen e shumicës në Kuvend.

Mustafa ka thënë se konstituimi i Kuvendit dhe zgjedhja e Qeverisë nuk kanë nevojë të mbesin peng e këmbënguljes së PDK-së me partnerët e koalicionit, që përbëjnë 30% të votave të elektoratit për ta mbajtur me çdo kusht pushtetin.

Kreu i LDK-së ka theksuar se organet që marrin vendime është e udhës të sqarojnë sesi këto vendime duhet të zbatohen në mënyrë që ato të bëhen efektive dhe të mos e bllokojnë jetën demokratike të vendit./RTK/

Më Shumë

Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjakovë

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të xhiros së 24-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Sigal Prishtina nuk arriti të shfrytëzojë epërsinë e shkurtër...

Arrestohet një person në Prizren, ishte në kërkim për vrasje të rëndë nga viti 2014

Policia ka arrestuar në Prizren një nga personat më të kërkuar nga drejtësia kosovare, A. P., i dyshuar për vrasjen e rëndë të H....

Lajmet e Fundit