Angel Di Maria tashmë është futbollist i lirë, pas përfundimit të kontratës me klubin e Paris Saint Germain.
Që nga mbyllja e aventurës shtatë-vjeçare me klubin francez, e ardhmja e Di Maria-s është duke u ndërlidhur me Juventus-in, të cilët duan ta transferojnë 34 vjeçarin.
Për një transferim të tillë ka folur edhe legjenda e bardhezinjve, Gianluigi Buffon, i cili shpreson ta sheh argjentinasin me fanellën bardhezi.
Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, portieri 44 vjeçar e ekzagjeron, duke e krahasuar Di Maria-n me Maradona-n.
“Di Maria, për momentin, në kampionatin italian do të ishte një Maradona i ri. E kuptoni se çfarë dua të them? Lojtarët duhet të vlerësohen në lidhje me kontekstin në të cilin duhet të veprojnë”, tha Buffon.
“Sot, Serie A është e varfër në nivelin teknik, nuk ka dyshime për këtë gjë. Angel është shumë lart teknikisht. Ai driblon kundërshtarin me një lehtësi mbresëlënëse”.
“Ai është vendimtar përpara portës, dhuron asistime, vrapon pafund dhe mund të mbulojë disa role në fushën e blertë. Me pak fjalë ai është një futbollist”.
Ai vazhdoi duke thënë se mosha 34 vjeçare nuk do të përbënte fare problem për Di Maria-n.
“Unë jam 44 vjeç dhe vazhdoj luaj akoma. Mosha nuk ka rëndësi, motivimi, pasioni dhe vendosmëria e bëjnë diferencën”.
“Nëse ai vendos të vijë në Itali te Juventus-i, do të thotë se është gati për këtë aventurë”, deklaroi legjenda e Juventus-it.
Kujtojmë që Di Maria gjatë shtatë viteve sa qëndroi në Paris, zhvilloi 292 ndeshje në të gjitha garat, prej të cilave shënoi 92 gola.
/Albanianpost.com