9.8 C
Prizren
E enjte, 12 Shkurt, 2026

Buffon e quan kafshë referin

Gianluigi Buffon e ka quajtur kafshë referin Michael Oliver që ia dha një penalti Real Madridit mbrëmë në Ligën e Kampionëve.

Cristiano Ronaldo realizoi nga pika e bardhë në minutën e fundit të ndeshjes me ç’rast e kualifikoi klubin mbretëror në gjysmëfinale.

“Ishte i një kafshe, një bishe, jo i një qenie njerëzore”, tha Buffon për vendimin e referit.

“Nëse referi nuk e ka kurajën dhe personalitetin që ta menaxhojë lojën në fushë, atëherë ai duhet të rrijë në tribuna bashkë me gruan dhe të hajë çipsa”.

“Në sekondat e fundit të lojës shtesë, referi nuk mund ta japë një penalti që është ekstremisht e dyshimtë. Ai nuk mund të shkatërrojë gjithçka ashtu”.

“Dikush duhet të paguajë, ashtu si paguan çdokush”,  u tha Buffon reporterëve.

“Referi bëri atë që u desh ta bëjë: problemi është ky. Ai nuk kishte ndjeshmëri, as qetësi. Nënkupton që nuk e di se ku je, se me çfarë ekipe përballesh, se çfarë është futbolli: në të vërtetë nuk di gjë të m*tit”.

“Nëse ke cinizëm për ta akorduar një penalti asisoj në minutën e 93-të, nuk je njeri, je kafshë”, përfundoi ai.

Më Shumë

NPL Eko-Theranda në aksion pastrimi nga Malësia e Re deri në Carralevë

Ndërmarrja Publike Lokale Eko-Theranda ka nisur një aksion pastrimi në brezin rrugor nga Malësia e Re deri në Carralevë, në kuadër të aktiviteteve të...

Prokuroria dhe Policia hetojnë falsifikimin e rezultateve zgjedhore në Dragash – 9 persona ndalohen për 48 orë

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, ka nisur hetime pas informacioneve...

Lajmet e Fundit